Vagjinizmi, sëmundja që prek vetëbesimin tuaj: Llojet, shkaqet, simptomat dhe trajtimi
Për disa gra, muskujt vagjinalë në mënyrë të pavullnetshme ose këmbëngulëse tkurren kur ndodh penetrimi vagjinal. Kjo quhet vagjinizëm (vaginismus)
Kontraktimet mund të parandalojnë marrëdhëniet seksuale ose ta bëjnë atë shumë të dhimbshme.
Kjo mund të ndodhë:
– teksa partneri përpiqet të penetrojë
– kur një grua vendos një tampon
– kur një grua preket afër zonës intime
Vagjinizmi nuk ndikon te dëshira seksuale, por mund të ndalojë penetrimin. Ky mosfunksionimi seksual mund të ndodhë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat dhe zakonisht mund të kurohet.
Nuk është faji juaj dhe nuk është asgjë për t’u turpëruar. Sidoqoftë, këto çrregullime mund të ndikojnë te marrëdhënia dhe cilësinë e jetës suaj.
Ekspertët nuk e dinë saktësisht se sa gra kanë vagjinizëm, por gjendja konsiderohet të jetë e pazakontë.
Llojet e vagjinizmit
Vagjinizmi klasifikohet në dy lloje:
– primar: kur penetrimi vaginal nuk është arritur kurrë
– sekondar: kur penetrimi vaginal është arritur një herë, por nuk është më i mundur
Disa gra përjetojnë vagjinizëm pas menopauzës. Kur nivelet e estrogjenit bien, mungesa e lubrifikimit dhe elasticitetit vaginal e bën marrëdhënien të dhimbshme, stresuese ose të pamundur.
Shkaqet e vagjinizmit
Jo gjithmonë ka një arsye. Gjendja mund të lidhet me:
– abuzimin seksual ose trauma të kaluara
– marrëdhënie të dhimbshme të mëparshme
– faktorë emocionalë
Në disa raste, nuk gjendet një shkak i drejtpërdrejtë. Për të dhënë një diagnozë, mjeku do të bëjë një test fizik dhe do të pyesë për historinë mjekësore dhe seksuale.
Simptomat e vagjinizmit
Shtrëngimi i pavullnetshëm i muskujve të vagjinës është simptoma kryesore e vagjinizmit, por ashpërsia e gjendjes ndryshon midis grave. Në të gjitha rastet, shtrëngimi i vagjinës e bën penetrimin e vështirë ose të pamundur.
Nëse keni vagjinizëm, nuk mund të kontrolloni ose të ndaloni tkurrjet e muskujve të vagjinës. Vagjinizmi mund të ketë simptoma shtesë, duke përfshirë frikën nga penetrimi i vagjinës dhe dëshira e zvogëluar seksuale.
Gratë me vagjinizëm shpesh raportojnë një dhimbje djegieje ose pickimi.
Nëse keni vagjinizëm, nuk do të thotë që do të pushoni së shijuari aktivitetet seksuale fare. Gratë që kanë këtë gjendje mund të ndiejnë kënaqësi seksuale dhe të kenë orgazma.
Shumë aktivitete seksuale nuk përfshijnë penetrim, duke përfshirë:
– seks oral
– masazh
– masturbim
Diagnostikimi i vagjinizmit
Simptomat shpesh ndryshojnë nga një grua në tjetrën dhe mjeku mund të pyesë:
– kur e keni vënë re për herë të parë problemin
– sa shpesh ndodh
– çfarë duket sikur e shkakton
Mundësitë e trajtimit të vagjinizmit
1. Terapi dhe këshillim seksual: Edukimi zakonisht përfshin të mësosh rreth anatomisë tënde dhe çfarë ndodh gjatë kënaqësisë dhe marrëdhënies seksuale. Merrni informacione edhe për muskujt e përfshirë në vagjinizëm. Kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni se si funksionojnë pjesët e trupit dhe se si trupi juaj përgjigjet. Këshillimi mund t’ju përfshijë vetëm ose me partnerin.
2. Zgjeruesit e vagjinës: Mjeku mund t’ju rekomandojë të mësoni si të përdorni zgjeruesit e vagjinës.
3. Fizioterapi: Nëse e keni të vështirë të përdorni zgjeruesit e vagjinës, këshillohuni me fizioterapistë që janë të specializuar për zonën e legenit.
Të jetosh me vagjinizëm
Është e rëndësishme të mbani mend që nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Biseda me partnerin për ndjenjat dhe frikën tuaj mbi marrëdhëniet seksuale mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetësuar.
Mjeku dhe terapisti mund t’ju ofrojë metoda relaksuese. Eksperimentoni dhe kuptoni se çfarë funksionon për ju.
Burimet: Healthline, WebMD, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime