LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet vetura e parë fluturuese e destinuar për gara, ajo lëviz me shpejtësi maksimale prej 120 kilometra në orë

Prezantohet vetura e parë fluturuese e destinuar për gara, ajo lëviz me shpejtësi maksimale prej 120 kilometra në orë

Vetura e parë fluturuese e destinuar për gara, është zbuluar – e cila lëviz me shpejtësi maksimale prej 120 kilometra në orë, dhe që do të garoj në një ngjarje të re që do të organizohet këtë vit.

E quajtur Airspeeder, fillimisht do të lëviz me telekomandë dhe mund të zbret në mënyrë vertikale, kanë bërë të ditur zyrtarë të Alauda Aeronautics që e kanë zhvilluar këtë mjet fluturues, transmeton Telegrafi.

Veturat fluturuese po zhvillohen tash e tre vite dhe synojnë të bëhen pjesë e një sporti që do të tërheq shumë shikues, dhe nuk do të ndot ajrin falë teknologjisë moderne të instaluar në to.


Kompania Alauda Aeronautics me seli në Australi, po zhvillon veturat fluturuese elektrike që do të jenë pjesë e një gare dhe zyrtarët e saj janë zotuar se tashmë i kanë 10 sosh për garën e shumëpërfolur. /Telegrafi/