LAJMI I FUNDIT:

Bottega Veneta hedh në shitje gjerdanin me vlerë rreth dy mijë euro që duket si kabllo telefoni

Bottega Veneta hedh në shitje gjerdanin me vlerë rreth dy mijë euro që duket si kabllo telefoni

Kthimet në kohë janë të mëdha në industrinë e modës – por zakonisht burimet retro të frymëzimit nuk përfshijnë pajisjet shtëpiake.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar markën Bottega Veneta – e cila së fundmi ka lansuar një gjerdan që duket absolutisht identik me kordonin e telefonit.


Linja e re e markës luksoze duket se bazohet në ato kabllo në formë kaçurrele që vijnë me telefona fiks të vjetër.

Kabllo e telefonit

Gjerdani

Gjerdani ka vlerën prej 1960 euro. Linja e sapo lansuar përfshin gjithashtu vathë për 740 euro dhe një unazë për 461 euro.

Ato gjithashtu vijnë në ngjyrë vjollcë, gjë që e bën modelin të duket pak më normal. /Telegrafi/