Treqind deri në katërqind qen endacakë mendohet që të jenë në rrugët e qytetit të Tetovës në këtë periudhë kohore. Këto janë të dhënat që jep veterineri Ramiz Selami i cili edhe ka trajtuar qentë endacakë në Tetovë. Sipas Selmanit qentë në këtë periudhë kohore janë agresivë për shkak të mungesës së ushqimit por edhe nëse qentë janë të vaksinuar edhe ata mund të jenë agresiv nëse të njëjtit ngacmohen.
“Për momentin qen endacak në Tetovë ka 300 deri në 400 edhe pse numri i saktë nuk dihet, por problem nuk është sa ka në Tetovë por problem është sjellja nga qytete dhe komunat e tjera dhe ata nuk kanë ushqim dhe ata bëhen agresivë në kohën e dimrit”, tha Ramiz Selmani – veteriner.
Në bazë të të dhënave nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme vetëm gjatë muajit janar janë kafshuar 12 qytetarë nga qentë endacak edhe të njëjtit janë paraqitur në stacionin policor në Tetovë. Ndërsa kryetari i këshillit komunal të Tetovës Bekim Memeti thotë se Komuna e Tetovës për vitin 2021 ka ndarë 3 milion denarë për trajtimin e qenve endacak. Sipas tij me vendim të kryetares së komunës të gjithë ata qytetarë që kafshohen nga qentë mund të padisin komunën në gjykatë.
“Komuna këtë vit ka paraparë një buxhet me të madh nga ai i vitit paraprak ku është paraparë një shumë totale prej 3 milion denarësh për trajtimin e qenve për dallim nga viti paraprak ku ishin 1 milion denar dhe nëse ka nevojë ne jemi këtu për ta shtuar me rebalanc që do të ndodhë në kohë dhe dua të bej apel tek qytetarët që janë kafshuar nga qentë endacak që të drejtën e tyre për kompensim ta shfrytëzojnë përmes gjyqit”, tha Bekim Memeti – kryetar i Këshillit të Komunës së.
Sipas veterinerit Selmani kjo është një shumë e konsiderueshme por duhet që edhe komunat tjera të Pollogut të ndajnë mjete për trajtimin e qenve endacak që trajtimi i tyre të japë efektin e duhur. Trajtimi i qenve endacak vazhdon të jetë një problem në Pollog, numri i qytetarëve që kafshohen nga qen endacak në vazhdimësi shtohet sidomos në periudhën e dimrit kur temperaturat janë të ulëta./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo
Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit