Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të coronavirusit, duhet të jetë alarm për qytetarët për kujdes dhe respektim të masave kundër pandemisë, thonë infektologët Salih Ahmeti dhe Ilir Tolaj.
Ata paralajmërojnë se në javët në vazhdim Kosova mund të regjistrojë rritje të rasteve të reja me coronavirus edhe për faktin se partitë politike po zhvillojnë tubime elektorale, në të cilat, në shumtën e rasteve nuk po respektohen dy masat kryesore kundër pandemisë: mbajtja e maskës dhe distancës.
Varianti i ri, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit të kaluar, sipas ekspertëve, është më ngjitës se varianti fillestar i coronavirusit, që u shfaq për herë të parë në fund të 2019-ës në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ky variant tashmë është përhapur në mbi 70 vende të botës. Por, ky nuk është i vetmi variant i coronavirusit.
Dy variante të reja janë zbuluar në Brazil dhe Afrikë të Jugut, po ashtu.
Infektologu në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Sali Ahmeti, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me paraqitjen e rasteve me variantin e ri britanik, Kosova nuk duhet të relaksohet, por që qytetarët dhe institucionet duhet të rrisin vigjilencën.
“Variantin e ri e kemi në mesin tonë. Kjo nuk do të thotë se ka nevojë për ndonjë shqetësim të veçantë, pasi ky variant nuk ka ndryshime të mëdha në raport me variantin e mëparshëm. Në aspektin klinik, ky variant nuk dallon shumë nga varianti paraprak, por mundësia e përhapjes është më e madhe, natyrisht edhe prekja e moshës se re është më madhe. Por, ky është një alarm që ne nuk duhet të relaksohemi. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm në respektimin e masave mbrojtëse kundër mundësisë së marrjes së infeksionit me coronavirus”, tha Ahmeti.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armedn Zemaj, të premten në një konferencë për media, ka thënë se nga 30 mostrat e dërguara për analizim në një laborator në Gjermani, tre nga to kanë rezultuar pozitive me variantin e ri britanik.
Infektologu tjetër Ilir Tolaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata epidemiologjike, aktualisht është më e volitshme në Kosovë sesa në vendet tjera. Por, me vetë faktin se 10 për qind e mostrave kanë rezultuar pozitive me variantin e ri, në javët e ardhshme pritet të ketë rritje të rasteve. Rritjes së numrit të të infektuarve do t’i kontribuojnë tubimet e partive politike me numër të madh të qytetarëve në ambiente të mbyllura dhe të hapura, tha Tolaj.
“Prandaj, këto tubime së bashku me variantin e ri, që me siguri ka aftësinë e përhapjes më të madhe, mund ta nxjerrë situatën nga kontrolli dhe mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e volitshme. Pra, situata mund të dalë nga binarët dhe atëherë masat e jashtëzakonshme të jenë të domosdoshme. Kurse në këtë situatë, e domosdoshme është ndalimi i organizimeve të partive politike në ambiente të mbyllura pa maska dhe pa distancë”, thekson ai.
Rritja eventuale e rasteve me variantin britanik, infektologu Ahmeti thotë se do vështirësojë punën në sistemin shëndetësor.
“Këto ditë qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi rritje të numrit të rasteve. Unë nuk besoj se do të na sjellë në situata kolapsi, por punën patjetër do të na vështirësojë. Madje, stafi shëndetësor nuk e ka më freskinë e ditëve të para, kur janë paraqitur rastet e para me coronavirus. Një pjesë e tyre janë të infektuar dhe janë në izolim, kanë një lodhje kronike. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi në gjendje ta përballojmë këtë, por do jemi në kushte dhe rrethana më të vështira”, tha Ahmeti.
Në shumicën e klinikave të QKUK-së është duke u punuar me kapacitete të plota, ka thënë të premten Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
“Edhe më tutje spitalet tona janë të mbushura me numër të lartë të pacientëve të prekur me COVID-19. Në fillim të këtij muaji kishim një rënie të lehtë të të hospitalizuarve, ky numër kishte rënë nën 500. Dy javët e fundit, ky numër ka shënuar një rritje të lehtë. Të premten kanë qenë të shtrirë, 535 pacientë në spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK-së”, deklaroi Krasniqi.
Pas rritjes së shqetësimeve lidhur me përhapjen e varianteve të reja të coronavirusit, që janë më ngjitës, qeveritë në mbarë botën kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, që do të hyjnë në fuqi gjatë kësaj fundjave.
Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Republika Çeke janë në mesin e shteteve të fundit që kanë njoftuar për kufizime të reja të udhëtimit, pas paraqitjes së varianteve të reja, që fillimisht u identifikuan në Mbretëri të Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut.
Aktualisht Kosova ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar, prej raportimit të variantit të ri me coronavirusit në këtë shtet vitin e kaluar.
Që prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruara rastet e para më coronavirus, deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me sëmundjen COVID-19. Prej tyre, 1.492 pacientë kanë vdekur dhe 52.208 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.231./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrolle në një objekt hotelierik në Gostivar, ndalohen pesë shtetase të huaja
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Të akuzuar për trafik droge në Belgjikë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të një grupi kriminal
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?