LAJMI I FUNDIT:

Subjektet politike kanë kohë deri në orën 16:00 të njoftojnë KQZ-në për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë

Subjektet politike kanë kohë deri në orën 16:00 të njoftojnë KQZ-në për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë

Subjektet politike të cilat janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),  se sot deri në orën 16:00 mund të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë.

Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi për media zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


Sipas tij, mbledhja e KQZ-së do të mbahet sot duke filluar nga ora 17:00.

“Ju njoftoj se mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mbahet sot, e shtunë, me fillim në ora 17:00. Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se sot deri në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, të premten Gjykata Supreme ka vendosur rreth ankesave të subjekteve politike për certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë.

Kjo gjykatë ka urdhëruar Komisionin Qendrore Zgjedhorë (KQZ) që kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi të ju lejohet përfshirja në listën e kandidatëve për deputetë.

Edhe për kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Gjykata Supreme ka marr vendim që t’i lejohet përfshirja në listën e kandidatëve./Telegrafi/