Sektori i prodhimit, si një ndër shtyllat më me ndikim në ekonomi, përmes gjenerimit të vendeve të punës dhe përmbushjes së kërkesës vendore, po përballet me sfida të mëdha. Si rrjedhojë e natyrës së veprimtarive të këtij sektori të cilat nuk mund të kryhen nga distanca, masat mbrojtëse që kufizuan lëvizjen e lirë gjatë vitit 2020, nuk kanë lejuar zhvillimin e këtij sektori.
Gjatë forumit virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përfaqësuesit e kompanive prodhuese shpalosën eksperiencat e tyre, ballafaqimin me uljen e kërkesës në treg, vonesat në aprovimin e ndihmës financiare shtetërore dhe jo stabilitetin politik, gjatë periudhës së pandemisë.
Të njëjtit diskutuan edhe mbi masat dhe politikat që duhet të implementohen nga Qeveria në ardhje, për të siguruar rimëkëmbjen e këtij sektori dhe ekonomisë së Kosovës.
Lorik Fejzullahu, kryesues i Bordit të Drejtorëve të kompanisë Birra Peja, njëherësh edhe anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, foli për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me rajonin dhe proceset doganore.
Fejzullahu adresoi edhe çështjen e dumpingut që vazhdon të dëmtoj prodhuesit vendor, ndërsa me theks të veçantë rekomandoi dhe bëri thirrje që Qeveria dhe institucionet shtetërore të shtojnë promovimin e produkteve vendore të krijojnë politikat e qarta për mbrojtjen e prodhuesve.
Ai theksoi se për të siguruar fuqizimin ekonomik dhe ndërveprimin mes bizneseve dhe politikës, duhet të krijohet një këshill ekonomik fiskal, i përbërë nga bizneset.
Arbnore Musliu-Kunushefci, menaxhere e financave në kompaninë Eurometal, tha se pandemia COVID-19 ka thelluar impaktin e problemeve ekzistuese në veprimtaritë e tyre prodhuese, veçanërisht për Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH), që ndikon negativisht edhe në tërheqjen e investitorëve vendor dhe të huaj.
Tutje, ajo potencoi se pavarësisht këtyre sfidave, eksporti në shtete të tjera ka qenë burimi kryesor i të hyrave gjatë kësaj periudhe, ndërsa tha se ligjbërësit vendor duhet të marrin parasysh edhe kompanitë e vogla, të profilizojnë nevojat e tyre dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme.
Pronari i Elsa Group, Brahim Selimaj, nënvizoi impaktin e sektorit të prodhimit në arkën shtetërore si dhe nevojën për fuqizimin e bashkëpunimit mes komunitetit të prodhuesve.
Ai, gjithashtu, theksoi se procedurat dhe barrierat burokratike duhet të adresohen nga përfaqësuesit e sektorëve përkatës dhe të kthejnë fokusin e shtetit në ekonomi dhe zhvillimin e saj. Tutje, ai potencoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë për marrëdhënie tregtare duhet të fuqizohet.
Teuta Kurshumlija, Stone Castle, njëherit moderatore e forumit, tha se Qeveria në ardhje duhet që të trajtoj me seriozitet të veçantë sektorin e prodhimit dhe të adresojë konkurrencën e padrejtë dhe çmimet e ulëta të produkteve të huaja në tregun shqiptar, që i bëjnë jo atraktive produktet vendore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
XO Havana – Alternativë ORGANIKE për ata që e duan klasikën në avullosje
Shëtit krejt Evropën me çmime të volitshme dhe ofertat nga Eurokoha!
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian