2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet
Gjithsej 2674 qytetarë për momentin presin për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. 1800 prej këtyre aplikimeve gjenden në Agjencinë për Siguri Kombëtare, ku po bëhen kontrolle të sigurisë, tregon për TV21 zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi.
Ai shprehet se Ministria e Brendshme nuk vendos nëse një qytetari t’i jepet ose jo shtetësia. Kryesorja për këtë vendim është Agjencia për Siguri Kombëtare. E njëjta nuk është nën kompetencë të MPB-së, po Bushi thotë se me drejtorin e Agjencisë janë zotuar për përgjigje sa më të shpejta.
“Para festave të Vitit të Ri kishim një takim me drejtorin e Agjencisë së sigurisë kombëtare ku tema kryesore ishte shtetësia dhe u zotuam se sa më shpejt të gjitha kërkesat që janë në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të përgjigjen në afat kohor, sa më të shpejtë ligjor”, u shpreh Nazim Bushi – zëvendësministër për Punë të Brendshme.
Në 4 vitet e fundit, periudhën 2017-2020, sipas të dhënave të MPB-së, gjithsej janë dhënë 2671 përgjigje pozitive për shtetësi. Aplikuesit më të mëdhenj janë shqiptarë.
Shqiptarë: 2017 – 527, 2018 – 546, 2019 – 439, 2020 – 859. Maqedonas 2017 – 87, 2018 – 60, 2019 – 3, 2020 – 150.
Zëvendësministri Bushi pohon se duhet të ketë ndryshim të ligjit për shtetësi, por sipas tij, kjo gjë më shumë i përket politikës që të arrijnë konsensus, sepse siç shton, Ministria e Brendshme nuk e zgjidh problemin me shtetësinë. Sa i përket propozim/ligjit të opozitës shqiptare, sipas Bushit, jo gjithçka mund të kalojë.
“Kemi një propozim për shembull ku ata kërkojnë të tërhiqet Agjencia e Sigurisë Kombëtare që është pak non-sens sepse në të gjitha shtetet, çdokund në botë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare duhet të jetë kyçe për dhënien e shtetësisë”, potencoi Nazim Bushi – zëvendësministër për Punë të Brendshme.
Në fund të 2020-ës, koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, në Kuvend propozoi ligj të ri për marrje të shtetësisë, por disa ditë më vonë i njëjti mori kritika të shumta nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo rriti edhe akuzat e kundërakutat mes pushtetit e opozitës shqiptare, ndërsa që atëherë e deri më tani, projektligji ka mbetur në procedura kuvendore. Ministri i Brendshëm pat thënë se qeveria po përgatit tekst të ri për zgjidhje të këtij problemi, por deri më tani, i njëjti askund nuk duket në horizont. Opozita shqiptare këtë e ka quajtur tallje me fatkeqësinë e njerëzve pa shtetësi./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime