LAJMI I FUNDIT:

Zaev – Sahakjan: Po përforcohet partneriteti me UNDP-në

Zaev – Sahakjan: Po përforcohet partneriteti me UNDP-në

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësuesen e përhershme të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Narine Sahakjan, me të cilën bashkarisht e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si të suksesshëm dhe këmbyen mendime për aktivitetet rrjedhëse dhe realizimin e ndryshimeve transformuese në krijimin e politikave publike.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, u bisedua për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të UNDP-së, me fokus në sfidat kryesore të zhvillimit lokal dhe Projektit për financim të përpunimit të dokumentacionit teknik në sfera si projektet hidroteknike, sisteme për distribuim të gazit, objekteve publike, biznesit dhe industriale dhe projekte të tjera infrastrukturore.

U cek mbështetja nga UNDP në përpunimin e Strategjisë nacionale për zhvillim të vendit, me ç’rast u konstatua se vazhdon implementimi i Kornizës për bashkëpunim të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në drejtim të arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 të KB-së.


“U përshëndet bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe transparenca e Qeverisë për avancimin e bashkëpunimit, posaçërisht në projekte për zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë, si dhe investim të projekteve kapitale të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve në komuna”, informojnë nga Qeveria.

Në takim është bërë fjalë edhe për fillimin me punë të laboratorit për akceleracion nga fundi i muajit të ardhshëm. Laboratori është themeluar nga Zyra e UNDP-së me qëllim të inkuadrimit në rrjetin më të shpejtë dhe më të madh botëror për mësim për sfidat dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Me anëtarësimin në rrjetin prej 9-0 laboratoreve, që përfshijnë 114 vende, Maqedonia e Veriut do të ketë qasje në të gjitha informatat e UNDP-së në sigurimin e zgjidhjeve për arritje të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030”, ceket në kumtesën e Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori