Mospërfillja e nënave në fëmijëri mbetet në ADN dhe ka një ndikim në pasardhësit e tyre
Nënat të cilat kanë qenë të lëna pas dore apo janë keqtrajtuar në fëmijëri mund t’u transmetojnë fëmijëve të tyre gjurmë neurologjike dhe te ta është vërejtur lidhje më e madhe ndër pjesë të caktuara të trurit, mirëpo ndikimi i kësaj nuk është i njohur
Këto gjurmë ndërmjet brezave janë zbuluar se ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rezultuar në qarqe të ndryshuara të trurit midis amigdalës (pjesa e trurit që përpunon frikën dhe ankthin) dhe dy zonave të tjera të trurit, korteksit paraballor dhe korteksit cingular dorsal anterior – të dy zonat e përfshira në marrjen e vendimeve dhe rregullimin e ndjenjave.
Hulumtimi u botua në revistën Biological Psychiatry: Cognitive Neuroscience and Neuroimaging, përcjell transmeton Telegrafi.
– Këto rezultate tregojnë se zhvillimi i trurit tonë nuk formohet vetëm nga ato që ndodhin në jetën tonë, por gjithashtu ndikohet nga gjërat që u kanë ndodhur prindërve tanë para se të ngjizeshim, tha autorja kryesor e studimit, Dr. Cassandra Hendrix.
Autorët kanë studiuar 48 çifte nënash dhe fëmijësh gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Nënat kanë marrë pyetësorin për vlerësimin e traumave dhe fatkeqësive të fëmijëve të tyre, në të cilat kanë përfshirë përvojat e neglizhencës emocionale dhe keqtrajtimit në fëmijërinë e hershme.
Të gjitha nënave u është vlerësuar niveli momental i stresit prenatal, duke përfshirë depresionin dhe ankthin momental.
Një muaj pasi nënat lindën, foshnjat e tyre iu nënshtruan imazhit të trurit duke përdorur rezonancë magnetike funksionuese në fjetje (fMRI), një teknikë jo invazive e skanimit të trurit që mund të përdoret tek foshnjat ndërsa flenë.
– Rezultatet e skanimit të trurit mund të tregojnë funksionimin e tij për periudhën shumë të hershme – tha Dr. Cameron Carter, redaktore i Psikiatrisë Biologjike: Neuroshkenca Kognitive, shkruan Ifl Science.
Autorët e studimit zbuluan se foshnjat e nënave që kishin përjetuar më shumë neglizhencë emocionale në fëmijëri (sipas një pyetësori të cilit nënat iu përgjigjën) kishin më shumë lidhje midis regjioneve amigdale cerebrale dhe kortikale.
Duke marrë parasysh stresin, studiuesit zbuluan se sa më shumë që nëna ishte e lënë pas dore emocionalisht, aq më e ndërlidhur ishte amigdala e foshnjës me pjesët kortikale ballore të trurit.
Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se çfarë ndikimi mund të kenë amigdala dhe zonat kortikale ballore të lidhura më fort te fëmijët, nënat e të cilave që kanë përjetuar neglizhencë të shtuar emocionale.
Nxitja nervore e vërejtur tek foshnjat një muajshe të nënave të lënë pas dore emocionalisht mund të jetë një mekanizëm që çon në një rrezik për rritje të ankthit, ose mund të jetë një mekanizëm kompensues që nxit rezistencën.
Në të dy rastet, neglizhenca emocionale e fëmijërisë së nënës duket se lë gjurmë nervore tek foshnja e saj.
Hulumtimet ilustrojnë se si frika dhe ankthi midis brezave mund të transmetohen nga nënat tek foshnjat e tyre, megjithatë, pasojat e këtij transmetimi nuk janë ende të qarta. Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar më saktësisht se çfarë transferimesh të tilla të përvojave emocionale mund të kenë midis nënës dhe fëmijës.
– Studimet e ardhshme që monitorojnë fëmijët do të na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë funksionale të këtyre ndryshimeve në funksionin e trurit në drejtim të zhvillimit emocional dhe shoqëror të fëmijëve të nënave që ishin lënë pas dore në fëmijërinë e hershme – shpjegoi Dr. Cameron. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri