LAJMI I FUNDIT:

OAK: Mungesa e tabelave po dëmton bizneset

OAK: Mungesa e tabelave po dëmton bizneset

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese i është drejtuar Ministrisë të Punëve të Brendshme dhe ka shprehur shqetësimin e saj për mos furnizimin e makinave, kamionëve dhe mjeteve transportuese me targa.

Mos furnizimi me targa, sipas OAK, po i rëndon dhe po i dëmton bizneset vendore.

“Bazuar në ankesat që ne si OAK kemi pranuar, bizneset vazhdimisht janë duke u ankuar për mos pajisjen e mjeteve transportuese me targa, edhe pse ato po obligohen t’i kthejnë tabelat e vjetra që janë me KS, mirëpo nuk po furnizohen me të reja”, thuhet në shkresë.


“Në rastin kur bizneset e vazhdojnë sigurimin e automjeteve dhe i kthejnë tabelat me KS, ato nuk po furnizohen me tabela të reja RKS, çka po i pengon me ato mjete të dalin jashtë kufijve të Kosovës”, ankohet më tej OAK.

Sektori i transportuesve tash e një kohë të gjatë është duke u përballë me disa sfida, të cilat rrjedhin nga mos anëtarësimi i Kosovës në TIR, e përballja me mungesën e targave vetëm se e rëndon funksionimin e tyre dhe të qenit konkurrues në treg.

E gjitha kjo është një pengesë e madhe ndaj bizneseve vendore për të qarkulluar jashtë vendit, e që gjithashtu po favorizon transportuesit e rajonit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori