LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen tri armë zjarri dhe arrestohen tre persona në lokacione të ndryshme

Sekuestrohen tri armë zjarri dhe arrestohen tre persona në lokacione të ndryshme

Në varësi të tendencave të veprave kriminale po vijon puna e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale e veçmas të atyre që po lëvizin me armë pa leje.

Horizonti i gjerë i veprimeve operative që po ndërmerr policia, vetëm sot brenda një intervali të shkurtër kohor ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armeve të zjarrit në tri lokacione të ndryshme, në Prishtinë, në Fushë Kosovë si dhe në Hajvali.


Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga policia.

Rasti i parë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 09:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë kur policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e zezë me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar;

Një revole të tipit TT, kalibër 7.62mm, si dhe tetë copë fishek, kalibër 7.62 mm.

I dyshuari, J. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Rasti i dytë i sekuestrimit të armës ka ardhur si rezultat i një pune të suksesshme hetimore në rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më 28.12.2020 në rrugë “Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë me ç’ rast i dyshuari përderisa ishte në lëvizje me veturën e tij kishte shtënë në ajër.

Progresi hetimor ka mundësuar identifikimin e të dyshuarit; B. Z, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Në këtë rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit ZORAKI , kalibër 9 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Rasti i tretë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Pavarësia” në Hajvali ku policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e hiri me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar; një revole të tipit CZ, kalibër 9 mm, si dhe, Katërmbëdhjetë copë fishek, kalibër 9 mm.

I dyshuari, V. G, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori