LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pritet të zgjerohet lista e konsumatorëve të cilëve do t’ju ndihmohet financimi i energjisë elektrike dhe termike

Maqedoni, pritet të zgjerohet lista e konsumatorëve të cilëve do t’ju ndihmohet financimi i energjisë elektrike dhe termike

Siç njoftojnë nga KRRE, tashmë ka filluar definimi i parimeve, në bazë të së cilëve do të zgjerohet lista ekzistuese e konsumtaroëve të ndjeshëm me qëllim të uljes së varfërisë energjetike.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit, bashkë me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale dhe Qeverinë, kanë filluar procesin, me të cilin saktësisht do të targetohen konsumatorët, të cilëve do t’iu ndihmohet financiarisht që t'i paguajnë llogaritë e energjisë elektrike dhe termike.

“Bëhet fjalë për operacion kompleks, në të cilin duhet të kryqëzohen të dhënat e më shumë institucioneve që të identifikohen në mënyrë precize konsumatorët, të cilëve është e nevojshme që t’iu ndihmohet për t’i paguar faturat e energjisë elektrike dhe termike me qëllim që të ulet varfëria energjetike. Për momentin kompensim për varfëri energjetike marrin përdoruesit e ndihmës sociale, ndërse KRRE-ja me rekomandim të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik, inicon që të zgjerohet përfshirja e konsumatorëve të ndjeshëm dhe për këtë qëllim, kah fundi i vitit të kaluar, siç edhe jeni të njoftuar, kemi dërguar propozim listat deri te Ministria e Ekonomisë, të cilat tani të gjithë bashkarisht po i shqyrtojmë. Përveç përfshirjes, po e shqyrtojmë edhe mënyrën se si të jemi të sigurtë se paratë e ndara përdoren për pagesën e faturave të energjisë elektrike apo termike. Është qenësore që të targetohen konsumatorët që të ulet varfëria energjetike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit në mbledhjen e mbajtur me të gjitha institucionet e përfshira.


Në listën e dërguar, KRRE-ja propozon që përveç personave të cilët marrin ndihmë sociale, të përfshihen edhe kategoritë në vijim të konsumatorëve: amvisëritë në të cilat nuk ka asnjë të punësuar, të cilët nuk janë përdorues të ndihmës së vazhdueshme sociale në të holla dhe nuk kanë burime të tjera të të ardhurave; amvisëritë të cilat kanë person të papunësuar, përdorues të kompensimit në të holla në rast të papunësisë nga Agjencia e Punësimit, i cili ka shumë të ngjashme me ndihmën sociale të përhershme në të holla dhe i njëjti është burimi i vetëm në amvisëri; amvisëri me më shumë se dy persona, në të cilët ka një pensionist, i cili merr pension minimal (grupi i parë) dhe i njëjti është burimi i vetëm i të ardhurave në amvisëri; amvisëri me më shumë se dy persona në familje, në të cilat vetëm njëri është i punësuar me pagë minimale, shuma e të cilës është e barabartë me ndihmën e përhershme sociale në të holla dhe nuk ka të hyra tjera në amvisëri, amvisëri të cilat kanë person të papunësuar nga 1 prilli 2020, përdorues i kompensimit në të holla në rast të papunësisë nga Agjencia e Punësimit, i cili ka shumë të barabartë me ndihmën e përhershme sociale dhe në amvisëri ka të hyra shtesë në shumë të pagës minimale, deri në periudhën sa zgjat pandemia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori