Mirëkuptimi për sektorin minerar për shkak të gjendjes me pandeminë, prolongimi i Udhëzimit Administrativ nr.06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM-së, shpenzimet e mëdha për vendosjen e rrethojave të reja sipas kushteve të përcaktuara ishin disa nga pikat kryesore të cilat u diskutuan në takimin mes OAK-së, bizneseve dhe KPMM-së.
“OAK në kuadër të këtij takimi të përbashkët kërkoi nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, që duke parë gjendjen e vështirë në të cilën janë bizneset me pandeminë, të hasin në mirëkuptim që zbatimi i këtij Udhëzimi Administrativ për vendosjen e rrethojave të reja të të shtyhet deri në kalimin e pandemisë dhe emërimin e Bordit të ri të KPMM-së, në mënyrë që së bashku të krijohet një grup për përcaktimin e kushteve të reja për rrethoja.
OAK konsideron se nëse kjo kërkesë e sektorit minerar merret parasysh do të ndihmojë që këto biznese fillimisht të mos dëmtohen edhe më tepër pasiqë pandemia i ka dëmtuar mjaftushëm, punëtorët të mos largohen nga vendet e punës dhe të vazhdojnë punën e tyre duke kontribuar kësisoj edhe në të hyrat e shtetit”, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi duke falënderuar Odën e Afarizmit të Kosovës për bashkëpunimin korrekt, theksoi se sa herë që kanë mundur brenda kompetencave të tyre çdo herë i kanë dalë në ndihmë biznesit. Krasniqi, poashtu theksoi se vendosja e rrethojave të reja është domosdoshmëri e cila kërkohet sipas Ligjit dhe KPMM-ja është thjeshtë organ ekzekutues.
Përgjatë këtij takimi të përbashkët të gjitha bizneset prezente patën mundësinë që t’i parashtronin pyetjet e tyre. Idriz Zejnullahu nga kompania “GURI sh.p.k”, theksoi se kjo që është kërkuar me këtë Udhëzim Administrativ nuk është aspak e lehtë, veçanërisht duke pasur parasysh edhe gjendjen e vështirë në të cilën gjendet aktualisht ky sektor.
Përderisa, kërkesa për shtyrjen e implementimit të këtij Udhëzimi Administrativ dhe mirëkuptimi karshi gjendjes në të cilën është ky sektor aktualisht kishin edhe Ramadan Gashi nga “AG GROUP sh.p.k “dhe Binak Kalludra nga kompania “BENITA”.
“Kërkesë e përgjithshme e të gjitha bizneseve që ishin prezente në këtë takim ishte që për shkak të situatës me pandeminë, sezonës në të cilën gjendemi e e cila është jo shumë fitimprurëse për këtë sektor të hasim në mirëkuptim nga KPMM-ja dhe ky Udhëzim Administrativ të mos filloj të implemetohet edhe për disa muaj. Kjo pasiqë i njëjti nuk është implementuar menjëherë pasi që është votuar dhe disa muaj shtyrje si shenjë mirëkuptimi për gjendjen që është sektori privat nuk do të përbënte ndonjë ndryshim drastik.
Meqenëse ky Udhëzim Administrativ ka kosto shumë të lartë financiare dhe nuk është bërë në koordinim paraprak me bizneset, OAK i është drejtuar KPMM edhe me shkrim lidhur me këto kërkesa. Gjithashtu duke pasur parasysh kufizimet të cilat bizneset i kanë hasur gjatë kohës së pandemisë dhe efektit që ajo ka pasur deri më tani, Oda e Afarizmit të Kosovës, në emër të bizneseve anëtare të sektorit minerar kërkon që bizneset të mos ju kushtëzohet marrja e pëlqimit për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve të pëcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ. Meqenëse, si rrjedhojë ky udhëzim po pengon bizneset e këtij sektori të përfitojnë lirimin nga renta minerare, i cili parashihet në nenin 14 të Ligjit 07/L- 016 për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19”, thuhet më tej në njoftim.
Në këtë takim OAK u përfaqësuar nga Skënder Krasniqi-kryetar, Hysni Zogaj- anëtar i bordit, Qëndresa Ibrahimi-koordinatore, Mirjeta Shala- zyrtare për komunikim me biznese, Fjolla Smaili zyrtare për komunikim me publikun, Diellza Zeqiri- zyrtare ligjore.
Ndërsa nga bizneset të pranishëm ishin: Rexhep Veseli-Agi Doni, Ramadan Gashi-Ag Group sh.p.k, Halit Bajraliu-Belushi sh.p.k, Binak Kalludra-Benita, Idriz Zejnullahu-Guri sh.p.k, Faton Nuredini-Toni mermer sh.p.k, Visar Qarrolli-Bageri-1 sh.p.k, Genc Rugova-MA CON sh.p.k dhe Fehmi Shehu- Esakavatori Company. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit