LAJMI I FUNDIT:

Valbon Krasniqi nuk plotëson kriteret për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, nuk e kalon konkursin

Valbon Krasniqi nuk plotëson kriteret për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, nuk e kalon konkursin

Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë institucion.

Nga gjashtë kandidatë, katër prej tyre kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit, kurse dy prej tyre jo.


Në mesin e kandidatëve që nuk kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për pozitën e drejtorit në SHSKUK, është edhe Valbon Krasniqi i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit në SHSKUK.

Sipas njoftimit të publikuar më datë 20 janar, Valbon Krasniqit i mungon përvoja menaxheriale sipas kritereve të konkursit, shkruan Telegrafi.

Përveç Krasniqit, konkursin nuk ka arritur ta kalojë edhe Gloria Staka. Ndërsa kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret janë Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata dhe Basri Lenjani.

Konkursi në fjalë ishte hapur 25 nëntor të vitit 2020 dhe afati për aplikim ishte 15 ditë.

Në konkursin e shpallur për drejtor të SHSKUK-së ishte kërkuar që kandidatët duhet t’i kenë 10 vjet përvojë pune, prej të cilave 5 vite në nivel menaxherial drejtues të institucioneve të nivelit dytësor apo tretësor të kujdesit shëndetësor, ose organizatave me aktivitet të veçantë në fushën e menaxhmentit shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori