LAJMI I FUNDIT:

Profesorit serb të aktrimit i caktohet masa 30 ditë paraburgim, përdhunoi studentet dhe femrat e mitura

Profesorit serb të aktrimit i caktohet masa 30 ditë paraburgim, përdhunoi studentet dhe femrat e mitura

Pronari dhe profesori i shkollës së aktrimit në Beograd, Miroslav Aleksiq, iu caktua 30 ditë paraburgim pasi disa ish-studentë e akuzuan atë për përdhunim, abuzim seksual dhe veprime të tjera.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë të Beogradit e dërgoi në dhomat e paraburgimit Aleksiqin për shkak të ndikimit të mundshëm tek dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale, por edhe në bazë të faktit se këto vepra dënohen me burgim për më shumë se 10 vjet.


Akuzat kundër Aleksiçit u ngritën nga aktorja Milena Raduloviq dhe disa aktore të tjera, ish-studentë të shkollës së aktrimit dhe studentët e tij, duke dëshmuar se ata ishin viktima të abuzimit seksual dhe përdhunimit në periudhën nga viti 2008 deri në 2020, në një kohë kur ato ishin të mitura dhe më vonë, gjë që ishte arsye e mjaftueshme që policia të arrestonte Aleksiqin, raporton index.hr.

Raduloviq dhe vajzat e tjera morën mbështetje të madhe publike edhe në rrjetet sociale. Aleksiq mohoi akuzat në seancë, por Prokuroria kërkoi një paraburgim një mujor dhe njoftoi se do të zhvillonte një hetim dhe se nuk do të shfaqej në publik deri në një njoftim tjetër.

Duke pasur parasysh peshën e veprave penale, dhe veçanërisht duke pasur parasysh që veprat penale ishin kryer edhe ndaj të miturve, prokuroria theksoi “detyrimin ligjor të të gjithë pjesëmarrësve në procedurë për të mos zbuluar faktet që mësojnë gjatë procedurave”, duke pasur parasysh interesat e palëve të dëmtuara. ato ende nuk janë shqyrtuar në hetim “. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori