Elon Musk fajëson Facebook-un dhe Mark Zuckerberg për ngjarjen në Kongresin Amerikan
Në kohë krizash sociale në SHBA, miliarderët e mëdhenj të teknologjisë shpesh janë ndër të parët që flasin – megjithëse ndryshon mënyra se si e bëjnë këtë.
CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ndryshe nga shumë kolegë të tij, nuk folën drejtpërdrejt për trazirat që shpërthyen në Uashington, DC të mërkurën pasdite.
Por njëri nga njerëzit më të pasur në botë e bëri të qartë se ai po shikonte lajmet dhe me të vërtetë kishte një mendim të fortë për ngjarjet që ndodhën në Capitol në SHBA.
Të mërkurën vonë në mbrëmje, pasi policia kishte larguar protestuesit dhe kishte pastruar vendin për të lejuar Kongresin të rifillojë numërimin e votave dhe vërtetimin e rezultateve të zgjedhjeve, Musk shkroi në Twitter një meme që tregon tulla të rreshtuara si domino, transmeton Telegrafi.
Tulla më e vogël e përparme u etiketua “një faqe në internet për të vlerësuar gratë në kampus” – një referencë për versionin e hershëm të Facebook – dhe pllaka më e madhe në pjesën e prapme ishte mbivendosur me një cicërimë nga korrespondenti i revistës së New York Times Magazine, Mark Leibovich që shkruante: “Capitol duket të jetë nën kontrollin e një burri me një kapelë vikinge”.
This is called the domino effect pic.twitter.com/qpbEW54RvM
— Elon Musk (@elonmusk) January 7, 2021
Mesazhi i tij ishte i qartë: tërbimi tronditës i së mërkurës ishte kulmi i viteve të polarizimit politik dhe ideologjik të nxitur nga platformat e mediave sociale, kryesisht Facebook.
“Ky quhet efekti domino”, shkroi Musk në Twitter krahas memes.
Nuk është hera e parë që CEO i Tesla shpreh hapur mospëlqimin e tij për Facebook.
Në shkurt, ai e quajti Facebook “të çalë” në një shkrim në Twitter dhe i nxiti njerëzit të fshinin llogaritë e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëElon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës