LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës me autobusë të rinj publik

Komuna e Tetovës me autobusë të rinj publik

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Fatmir Besimi sot prezantoi autobusët e rinj publik.

“Sot qëndrojmë para jush për të dëshmuar me shumë krenari se Tetova po bëhet me transport të organizuar urban. Qytetin të cilin e duam, dhe për të cilin punojmë me shumë përkushtim, sot po përjeton të mirat e një organizimi të mirëfilltë institucional”, tha Teuta Arifi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo uroi qytetarët dhe po ashtu kërkoi që bashkërisht të kujdesemi për autobusët e rinj.


Kreytarja e Komunës së Tetovës falënderoi edhe mediat që kanë mbajtur aktive këtë temë dhe në këtë mënyrë, komuna ta realizojë këtë premtim./Telegrafi/