LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Benjamin Rothschild, bankieri që ishte në krye të kompanisë që vlen mbi 200 miliardë dollarë

Ndërron jetë Benjamin Rothschild, bankieri që ishte në krye të kompanisë që vlen mbi 200 miliardë dollarë

Baron Benjamin de Rothschild, bankier dhe president i grupit “Edmond de Rothschild”, ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër në moshën 57-vjeçare.

Djali i Edmond Rothschild, burri që deri në vdekje konsiderohet si anëtari më i pasur i familjes së fuqishme të bankierëve, ka ndërruar jetë në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj familje, ai ka ndërruar jetë të premten në shtëpinë e tij. Në krye të kompanisë francezo-zvicerane me seli në Gjenevë, erdhi në vitin 1997 pas vdekjes së babait të tij.


Vlera e kompanisë që menaxhon kjo familje kap shumën e mbi 200 miliardë dollarëve. /Telegrafi/