LAJMI I FUNDIT:

Duterte sërish shokon: Puna e presidentit nuk është për gra

Duterte sërish shokon: Puna e presidentit nuk është për gra

Lideri filipinas, Rodrigo Duterte, ka deklaruar sot se puna e presidentit nuk është për gra për shkak të dallimeve të tyre emocionale me burrat, duke hedhur poshtë spekulimet se e bija e tij do ta trashëgojë gjatë vitit të ardhshëm.

“Bija e ime nuk do të kandidojë. I kam thënë që të mos kandidojë, sepse rrëqethem kur e di se duhet të kaloj të gjitha ato që i kam kaluar unë”, ka thënë Duterte gjatë përurimit të një autostrade, transmeton Telegrafi.


“Nuk është një punë për gra, E dini, se dallimi emocional mes gruas dhe burrit është shumë i madh. Do të bëheni budalla… është një rrëfim trishtues”, ka shtuar Duterte.

Filipinet kanë pasur dy presidente, Gloria Makapagal Arojo dhe Korason Akuino.

E siç raporton CNN, 75-vjeçari Duterte i njohur për komentet e tij kontradiktore shpesh konsiderohet si një njeri që nuk heziton të fyej e të jetë seksist. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori