Më poshtë janë disa foto të rralla nga marshimi i Ushtrisë serbe në territorin e Shqipërisë, gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Ky marshim u shoqërua me masakra, djegie, plaçkitje, dhe shkatërrime ndaj popullsisë së pafajshme civile shqiptare, sidomos pjesës së përqendruar në viset veriore dhe verilindore të vendit. Në marshimin e armatave serbo-malazeze në Shqipëri, në krye të tyre ishte dhe Mbreti i Serbisë, Petar Karagjeorgjeviqi, së bashku me trashëgimtarin e tij, Aleksandrin.
Serbët u detyruan të evakuoheshin nga Serbia, për t’i shpëtuar rrethimit të forcave austro-hungareze, dhe do të marshonin në kushte dhe terrene tepër të vështira, prej dimrit të egër të atij viti, me ngrica të acarta me temperatura disa gradë nën zero. Këto trupa do të rigrumbulloheshin në Selanik, pas një evakuimi që iu bë atyre nga anijet franceze dhe italiane, të cilat kishin zbarkuar në ishullin e Korfuzit. Me mijëra serbë do të humbnin jetën nga ky marshim i gjatë, ku shumë prej tyre do të vdisnin nga uria, sëmundjet, si dhe nga të ftohtit ekstrem.
Këto trupa do të ishin pjesëmarrëse në shumë histori tragjike të masakrave që ato kryen, mbi krahina të tëra të banuara nga shqiptarët, përfshirë këtu dhe Kosovën dhe vendbanimet në Maqedoni. Shumë prej këtyre masakrave u denoncuan në shtypin e kohës nga korrespondenti rus për Ballkanin, Leon Trocki (një nga liderët e ardhshëm komunistë të Revolucionit të Tetorit) dhe Dimitrije Tucoviq, një ushtarak i njohur serb, i cili do të guxonte të publikonte episode të fushatës çfarosëse ndaj shqiptarëve.
Fotot janë marrë nga katalogu “Albumet e luftës, 1914-1918” të autores serbe, Andra Popoviq. /Memorie/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'