LAJMI I FUNDIT:

Programi për rimëkëmbje ekonomike mbështet MKRS-në me 2.5 milionë euro

Programi për rimëkëmbje ekonomike mbështet MKRS-në me 2.5 milionë euro
Objekti i MKRS-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka shtjelluar së fundmi detajet e programit për rimëkëmbje ekonomike të vendit, pas krizës së shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi se si do të bëhet shpërndarja e mjeteve financiare në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, një pjesë e të cilave është menduar edhe për kulturë, rini dhe sport.

Përkatësisht do të jetë masa e tretë e programit të rimëkëmbjes, e cila do të mbështesë këto sektor me 2.5 milionë euro.


Avdullah Hoti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeministri Hoti në një konferencë për media.

“Masa e parë – shuma 6.5 milionë euro do të shpërndahet për të vetëpunësuari për bizneset e vogla. Masa e dytë, kemi ndarë për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pesë milionë euro për të mbështetur organizimin e mësimit në kushte të veçanta. Masa e tretë, do të vazhdojmë ta mbështesim Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në shumë 2.5 milionë euro”, tha ai.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

I njëjti bëri të ditur se çdo qytetar i Republikës së Kosovës do ta ndjejë ndihmën e dhënë nga shteti.

Ndërkohë, vet Ministrja aktuale e MKRS-së, Vlora Dumoshi, në një intervistë për Telegrafin fundvitin e vitit që shkoi, shpalosi detyrat që MKRS kishte përmbushur gjatë vitit 2020 dhe synimet që ka për përmbushjen e programit këtë vit. /Telegrafi/

Viti i parë si Ministre e Kulturës, Vlora Dumoshi rrëfen eksperiencën e saj: 2020 ishte sfidë, por e dhamë më të mirën
Lexo po ashtu Viti i parë si Ministre e Kulturës, Vlora Dumoshi rrëfen eksperiencën e saj: 2020 ishte sfidë, por e dhamë më të mirën

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Magazina
Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që u mashtrua financiarisht nga

Gruaja që u mashtrua financiarisht nga "Brad Pitti i rremë" me AI, tani është e pastrehë - në depresion dhe e shtrirë në një spital psikiatrik

Magazina

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina

"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më

Magazina
Kalo në kategori