LAJMI I FUNDIT:

Kopshti më i rrezikshëm në botë – bimët në të mund t’ju vrasin

Kopshti më i rrezikshëm në botë – bimët në të mund t’ju vrasin

Kopshtarët në këtë kopsht me bimë nuk u afrohen pa rroba mbrojtëse

“Alnwick Poison Garden” gjendet në Northumberland të Britanisë së Madhe dhe është pjesë e kompleksit në të cilin gjenden kështjella dhe kopshtet e tjera klasike të cilat gradualisht janë krijuar në vitin 1750.


Kopshti i helmueshëm është shtuar më 2005 dhe menjëherë është bërë atraksion i madh, transmeton Telegrafi.

Ai përmban më shumë se njëqind bimë me shkallë të ndryshme të toksicitetit të mbledhura nga e gjithë bota dhe ka një paralajmërim në hyrje: “Këto bimë mund t’ju vrasin”.

Kopshtin brenda një viti e vizitojnë pothuajse 800.000 turistë, ndërsa disave prej tyre u bie të fikët.

Disa nga këto bimë duken shumë të bukura dhe delikate, kështu që është e vështirë të imagjinohet se ato janë shumë të rrezikshme.

Përreth tyre ka paralajmërime se ato nuk guxojnë të preken, nuhaten ose futen në gojë dhe fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrjen e prindërve gjatë gjithë kohës.

Çdo bimë shoqërohet gjithashtu me një përshkrim, për shembull, sa helme ka, cilat janë simptomat e helmimit, si mund të vrasë një person, për sa kohë, çfarë kanë shërbyer ose për çka shërbejnë edhe sot, etj. /Telegrafi/