Sipas shkencës, njerëzit inteligjentë duhet të falënderojnë mamatë, pasi nënat janë kryesisht përgjegjëse për transmetimin e gjeneve të lidhura me inteligjencën tek fëmija i tyre.
Është vlerësuar se 40-60 për qind e inteligjencës është e trashëgueshme. Hulumtimi tregon se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të trashëgojnë inteligjencën e nënës, pasi gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X.
Studiuesit deklarojnë se qelizat e baballarëve nuk u gjetën në korteksin celebral, ku zhvillohen funksionet më të përparuara njohëse: inteligjenca, arsyetimi, planifikimi dhe aftësitë gjuhësore.
Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se inteligjenca jonë nuk është 100 për qind gjenetike. Studime të tjera zbulojnë se nënat luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të tyre kryesisht përmes kontaktit fizik dhe emocional. Në fakt, këto studime sugjerojnë se lidhja shpirtërore/emocionale që kemi me nënat tona është shumë e lidhur me inteligjencën.
Studiuesit na sigurojnë se fëmijët që kanë krijuar një lloj afrimiteti me mamatë, janë më këmbëngulës dhe shfaqin më pak acarim kur zgjidhin një problem të vështirë. Prandaj, një pjesë e madhe e inteligjencës varet nga mjedisi, stimulimi dhe karakteristikat personale.
Inteligjenca përcaktohet si aftësia për të zgjidhur problemet. Ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhjen, truri ynë punon si një i tërë, duke përfshirë emocione të ndryshme dhe duke aktivizuar procese të tjera të tilla si intuita. Mos harroni gjithashtu se inteligjenca ka nevojë për stërvitje të vazhdueshme dhe truri ynë është një muskul, që duhet të stimulohet dhe ushqehet gjatë gjithë jetës me sfida të reja dhe detyra interesante.
Pavarësisht se çfarë thonë ekspertët e gjenetikës, baballarët nuk duhet të ndihen keq me veten. Duke qenë të disponueshëm emocionalisht dhe dukë u bërë një model për fëmijën e tyre, një baba kontribuon në zhvillimin e fëmijës, po aq sa nëna. Koeficienti i inteligjencës (IQ) me të cilin kemi lindur mund të jetë i rëndësishëm, por, në planin afatgjatë, nuk është aspak një faktor vendimtar. /Anabel/Rincon De La Psicologia/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze