Pavarësisht se janë ndër vendet më të bukura për turizmin malor, Boga dhe Rugova tash e tri javë janë pa energji elektrike.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi, i cili ka thënë se që kur filloi bora e parë në Bogaj dhe Rugovë, për shkak të një defekti teknik kanë mbetur bë terr.
Thaçi, që njëherësh është edhe pronar i “Hotel Magra Austria-Bogë”, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e njëjta histori po u përsëritet çdo vit.
“Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit. Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Bogen Rugoven? Me siguri jo më shumë se sheshi për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr? Pse e urreni kaq shumë Bogen Rugoven përlen e Kosovës?Jemi bere molle per kusuritje nga injorantet dhe birokratet politik te cilet as qe dine çka deshirojne!”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi.
KosovaPress ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, i cili ka thënë se ka qenë një prishje nga faktorët atmosferikë, dhe për shkak të terenit të vështirë ka zgjatur edhe rregullimi i këtij defekti.
Ai ka bërë të ditur se tashmë në Bogë dhe Rugovë është rikthyer furnizimi me energji elektrike.
“Ju është rihtyer ma herët. Ka qenë prishje nga faktorët atmosferikë. Kushtet e terenit ju e dini edhe vet që janë të rënda”, ka thënë Buzhala për KosovaPress.
Ky është postimi i plotë i Skënder Thaçit të bërë gjatë ditës së sotme:
Boga dhe Rugova në terr turp për shtetin tonë ! E thatë, e dogjët, e ngritë, e varrosët të gjallë Bogen ju KEDS Energy!
Boga ka tri javë pa drita!
E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Boga destinacioni më i bukur dimëror i Kosoves, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita .
Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit.
Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Bogen Rugoven? Me siguri jo më shumë se sheshi për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr? Pse e urreni kaq shumë Bogen Rugoven përlen e Kosovës?Jemi bere molle per kusuritje nga injorantet dhe birokratet politik te cilet as qe dine çka deshirojne!
Ne jemi HERONJET e se ardhmes….! Kosova ka nevoj
per neve dhe te tjeret, qe te ardhmen individuale e familjare ja falem kesaj toke per te krijuar dhe hapur nje horizont te Ri per gjeneratat qe vine! Skender Thaci Pronar Hotel Magra Austria Boge &Nënkryetar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur