LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të kutive të zeza të aeroplanit të rrëzuar në Indonezi, zhytësit po bëjnë çmos që t’i nxjerrin nga uji – marina publikon pamjet

Në kërkim të kutive të zeza të aeroplanit të rrëzuar në Indonezi, zhytësit po bëjnë çmos që t’i nxjerrin nga uji – marina publikon pamjet

Marina indoneziane ka publikuar pamjet që shfaqin zhytësit duke kërkuar copëzat e aeroplanit të rrëzuar, me shpresën se do të arrijnë të gjejnë kutitë e zeza.

Është bërë e ditur se lokacioni i tyre është zbuluar, por zhytësit po mundohen t’i gjejnë për t’i nxjerrë mbi sipërfaqen e ujit, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që javën e kaluar aeroplani Boeing 737 po fluturonte nga Xhakarta me 62 pasagjerë, kur pak minuta pasi u ngrit në ajër u zhduk nga radari mbi ishullin Borneo.

Ekipet e hetimit tashmë kanë gjetur pjesë të aeroplanit dhe trupa të pajetë të pasagjerë, ndërsa kutitë e zeza janë lokalizuar dhe pritet të nxirren mbi sipërfaqen e ujit.

Hetimet për asnjë moment nuk janë ndërprerë, dhe ekspertët presin që nga kutitë e zeza të mësojnë arsyen që ka mundur të qojë në rrëzimin e aeroplanit.

Aktualisht në operacionin e kërkim-shpëtimit janë duke marrë pjesë 2.600 persona që po përdorin barka e helikopterë. Ata ende shpresojnë se mund të ketë pasagjerë që i kanë mbijetuar rrëzimit.

Zyrtarët e Indonezisë kanë zbuluar se aeroplani kishte humbur lartësinë brenda një minute, kurse dëshmitarët okularë thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Aeroplani i rrëzuar nuk është 737 Max, modeli problematik i Boeing që ka ndalë punën nga marsi i vitit 2019 pas dy katastrofave. Në fakt bëhet fjalë për Boeing 737-500 i vjet mbi 26 vite, megjithatë ishte në gjendje të mirë teknike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori