Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Musatafa, ka vizituar fermerët e Komunës së Malishevës nga ku edhe ka premtuar mbështetje për ta.
Mustafa gjatë vizitës së tij në njërën nga pikat grumbulluese të qumështit në këtë komunë, ka thënë se nga muaji shkurt do të fillojë pjesa tjetër e pagesave për bujqit.
“Sot jemi në Komunën e Malishevës, në njërën ndër pikat grumbulluese me të rëndësishme të këtij regjioni dhe ne tërë vendin, ku bashkëbiseduam me pronarin por edhe kooperantët e kësaj pike grumbulluese. Natyrisht përbënë një përmbledhje e të arriturave që kemi realizuar gjatë vitit 2020, dhe që do i vazhdojmë në vitin 2021. Është lajm i mirë që kemi pasur mundësi financiare me kryeministrin dhe ministrin e Financave që të sigurojmë fonde të mjaftueshme edhe përmes ligjit të buxhetit, pra duke i garantuar fonde që të kemi pagesë dy herë të subvencioneve për vitin 2020, dhe një pjesë e madhe ka përfunduar”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se pavarësisht zhvillimeve politike, fondet për bujqit janë të garantuara edhe pjesa tjetër e pagesave për bujqit dhe blegtorët do të bëhet gjatë këtij viti, më fillimin e rialokimit të buxhetit.
“Me kalimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe me kalimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2021, këto fonde janë të garantuara, pavarësisht çdo zhvillimi, këto janë të garantuara për bujqit, për blegtorët në gjithë Kosovën. Këto fonde do të fillojnë të paguhen në muajin shkurt, ka mbet edhe një pjesë e këstit të dytë për t’u realizuar për tu përfunduar të gjitha pagesat e vitit 2020, pra në shkurt me fillimin e rialokimit të buxhetit”, tha ai.
Mustafa ka thënë se për cilësinë e qumështin kanë bërë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, ndërsa ka shtuar se edhe për blegtorët është bërë dyfishimi i subvencioneve për krerët e gjedheve, nga 70 euro që ishin në vitin 2019, në 140 euro për vitin 2020.
Ndërsa, ai shton se krahasuar me vitin 2019, kjo ministri ka pasur rritje 130 për qind të investimeve, me të vetmin qëllim që të ketë zhvillim në sektorin e bujqësisë, por edhe që rinia të qëndrojë dhe punoj ne vendin e tyre.
“Nëse marrim parasysh grantet, subvencionimin e normës së interesit, një program i ri që kemi realizuar gjatë vitit 2020 dhe pritet që së shpejti të bëjmë edhe 2 milionë euro subvencionim të interesit të agro kredive, shto kësaj edhe 2 milion që kemi paguar për kompensim të dëmeve për gjashtë mujorin e parë, pra kemi mbi 100 milionë euro investime në forma të ndryshme në sektorin e bujqësisë, ndërsa për vitin 20119, këto investime ishin 45 milionë, pra kemi 130 për qind rritje të investimeve në bujqësi, nga viti 2019 në vitin 2020, me të vetmin qëllim që ky sektor të ketë zhvillim, rritje të punësimit dhe mbi të gjitha të krijojë arsye që rinia kosovare të mbesin në shtëpitë e tyre, afër tokave të tyre për të punuar për Kosovën, për vendin e vet”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu, ai do të vizitojë edhe fermerët në Xërxë, Rogovë dhe Lipovec. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit