LAJMI I FUNDIT:

Fundjava vjen me reshje të dendura, përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Fundjava vjen me reshje të dendura, përmbytje në disa zona të Shqipërisë

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të dendura në të gjithë territorin.

Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Edhe nesër dita do të nisë me reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.


Era do të fryj në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. /TCH/