LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesit kosovarë kërkojnë fond për zhvillim ekonomik dhe subvencionim të eksportit

Prodhuesit kosovarë kërkojnë fond për zhvillim ekonomik dhe subvencionim të eksportit

Pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020 shkaktoi probleme të shumta në ekonominë e vendit. Shumë biznese u shuan e shumë të tjera punuan vetëm për mbijetesë.

Vështirësi të ndryshme pati edhe kompania “Fluidi” nga Gjilani, e sidomos në plasmanin e produkteve në treg dhe eksportin drejt vendeve të BE-së.


Drejtori i kësaj kompanie që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, Fejzulla Mustafa, në një intervistë për KosovaPress, thotë se masat kufizuese për parandalimin e Covid-19, ndikuan në rënien e të hyrave, megjithatë shton se nuk kanë larguar asnjë punëtorë dhe as nuk i kanë zvogëluar pagat e tyre.

“Është një rënie normale, në krahasim me vitet e kaluara.. më tepër kemi pasur rënie në sektorin e gastronomisë, produktet që i kemi të konsumuara në gastronomi janë me rënie më të madhe, afër 30 për qind, varësisht prej muajve. Ndërsa produktet familjare më të ulët, por edhe ka muaj që kemi pasur edhe një rritje të vogël, në krahasim me muajt e viteve të kaluara. Video: 05:05.. Ka ndikuar edhe në eksport, kemi edhe aty një rënie… rreth 15 për qind të eksportit, por është punuar deri në atë masë sa kemi arritur që punëtorët mos t’i largojmë, mos t’i zvogëlojmë rrogat, ajo për mua ka qenë një kënaqësi, dhe fitim tjetër a mbetet a jo, ajo nuk është me rendësi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se kjo kompani ka rreth 200 punëtorë, dhe përveç ndihmës nga pakoja e parë për rimëkëmbje ekonomike, nuk kanë gëzuar asnjë lloj ndihme tjetër nga Qeveria e Kosovës.

Ndërsa shton se gjatë kësaj periudhe janë detyruar të futen në kredi në bankat komerciale.

“Sa i përket numrit të punëtorëve janë mbi 220 punëtorë. Ne si kompani nuk kemi përfituar ende asnjë cent nga qeveria për biznes. E gjithë kjo çka është arritur, është arritur me forca tona duke u mbështetur me kredi të ndryshme nga bankat komerciale”, ka thënë Mustafa.

Ai thotë se institucionet e vendit duhet të krijojnë një fond për zhvillim ekonomik, por edhe ndonjë subvencionim të eksportit, me ç’rast do të mundësohej plasimi më i lehtë i produkteve vendore në tregun ndërkombëtar.

“Qeveria duhet të krijojë një fond për zhvillim ekonomik dhe t’i mundësojë bizneseve kredi me interes të ulët dhe me kohëzgjatje me të madhe pa ndonjë interes, psh për dy vite, tri vite, dhe pastaj të futet në interes me një kamat relativisht të ulët të jetë prej 1-2 për qind.. Video:14:35..dhe të iu ofrojë bizneseve ndonjë subvencionim, për shembull subvencionimin e eksportit, ajo kish me iu ndihmuar produkteve të Kosovës, që të plasohen sa me tepër nëpër vendet e Evropës dhe me larg. Për kompaninë tonë po them se me produktet tona jemi të shtrirë në disa vende të Evropës, por sikurse të jemi me një çmim me të volitshëm se në rastet e subvencionimit, ne mund ta ulim çmimin tonë dhe ato të dalim me çmim më të ulët në tregun e Evropës, çka do të ndikonte edhe në rritje të shitjes. Kjo do të ishte një ndihmë e fuqishme e bizneseve të Kosovës që çdo eksport të subvencionohet”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës duhet të mbështesë bizneset dhe prodhuesit vendor në forma të ndryshme, në mënyrë që të mos bie prodhimi dhe të mos zvogëlohet numri i të punësuarve që do të ndikonte drejtpërdrejt në ekonominë e vendit. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori