LAJMI I FUNDIT:

​Përmbyten dhjetëra hektarë tokë në Lezhë e Shkodër

​Përmbyten dhjetëra hektarë tokë në Lezhë e Shkodër

Vijon të jetë problematike situata në zonën e Lezhës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe fryrjes së lumit Drin.

Në zonën e ish frutores në Lezhë, Balldre dhe Gocaj, uji ka vërshuar në tokat bujqësore, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë.

E njëjta situatë si pasojë e reshjeve intensive të shiut paraqitet edhe në Shkodër, Vlorë dhe Fier.


Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, raporton Ora News.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do t’i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 janar 2021. /Telegrafi/