LAJMI I FUNDIT:

Arsyet psikologjike pse të shohësh skena seksi me prindërit është një ‘torturë e sikletshme’

Arsyet psikologjike pse të shohësh skena seksi me prindërit është një ‘torturë e sikletshme’

Arsyet psikologjike pse të shikosh skena seksi me prindërit është një torturë e vështirë

Seksi dhe familja janë dy fakte të jetës, që shumë preferojnë t’i mbajnë të ndara. Edhe nëse jeni të rritur, skenat e seksit në filma mbeten një situatë e sikletshme dhe në shumë raste, prindërit ndërrojnë ekranin ose ju lëvizni nga dhoma, shkruan Well+Good.

Pse është kaq e vështirë?


“Pavarësisht se sa vjeç jeni, pranimi i ekzistencës së seksit përballë prindërve tuaj, mund të jetë i vështirë”, thotë Aimee Daramus, psikologe klinike.

“Shumë familje janë ende të ndikuara nga tradita apo norma të tjera kulturore, për t’i mbajtur fëmijët e tyre “sa më të pastër”, për aq kohë sa të jetë e mundur.”

Ndërkohë, Melissa Thompson, psikoterapiste, shprehet:

“Seksi është privat për shumë njerëz dhe jo diçka që e ndani me të tjerë. Shfaqja e skenave të tilla para ekranit, mund të duket e pakëndshme, kur jeni pranë njerëzve të tjerë.”

Nuk ka asnjë problem edhe nëse ndiheni rehat ose të paktën, jo në siklet, kur shihni skena seksi gjatë filmave me prindërit tuaj. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien kulturore që familja juaj dhe ju keni me seksin, me nivelin tuaj të komoditetit, ndjenjat personale si dhe mënyrën se si është diskutuar (ose nuk është diskutuar) gjatë rritjes.

Sidoqoftë, të gjitha këto kanë të bëjnë, por njëkohësisht, mund të mos kenë të bëjnë aspak me mënyrën se si ndiheni ju gjatë një skene seksi me prindërit, citon Anabel.

“Ju mund të jeni familja më liberale, por ti përsëri mund të ndihesh në siklet gjatë një skene seksi në filma. Secili prej nesh ka një “barometër të personalizuar të sikletit”, që ndonjëherë nuk ndikohet nga lidhja që kemi me familjen.” /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Forma e gishtit të madh të dorës i zbulon këto gjëra të rëndësishme për karakterin tënd

Forma e gishtit të madh të dorës i zbulon këto gjëra të rëndësishme për karakterin tënd

Lifestyle
Pastrimi i stolive me sodë buke (Video)

Pastrimi i stolive me sodë buke (Video)

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni...

Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni...

Çfarë të vizitosh
Çfarë preferoni më shumë – vithe apo gjoks? Ja çfarë thotë kjo për ju

Çfarë preferoni më shumë – vithe apo gjoks? Ja çfarë thotë kjo për ju

Lifestyle
Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Shtëpia me kate në parcelë të ngushtë (Plani detaj)

Kalo në kategori