LAJMI I FUNDIT:

Momentet e fundit të stjuardesës filipinase, para se të gjendej e vdekur në hotel ku ishte me disa burra

Momentet e fundit të stjuardesës filipinase, para se të gjendej e vdekur në hotel ku ishte me disa burra

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë thuhet se tregojnë momentet e fundit të Christine Dacera para se ajo të ishte përdhunuar në grup dhe e gjetur e vrarë në një dhomë hoteli në Filipine.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një gjë e tillë vjen ndërsa një nga të dyshuarit ka mbrojtur pafajësinë e tij duke këmbëngulur se ai dhe burrat e tjerë që ishin të pranishëm natën e vdekjes së saj janë homoseksualë.

Shoqëruesja e fluturimeve u gjet i vdekur në një vaskë në Makati pas festës së Vitit të Ri dhe u dërgua me urgjencë në spital në mëngjesin e 1 janarit.


Para vdekjes së saj, Christine u regjistrua në hotel me tre miq meshkuj për një aheng të Vitit të Ri dhe më shumë burra u bashkuan me ta më vonë.

Stjuardesa filipinase u përdhunua në grup dhe u vra pas festimit të Vitit të Ri, arrestohen 11 të pandehur
Lexo po ashtu Stjuardesa filipinase u përdhunua në grup dhe u vra pas festimit të Vitit të Ri, arrestohen 11 të pandehur

Imazhet e kapura tregojnë Dacera në hotel pa asnjë këpucë të veshur. Ajo shihet në një nga imazhet duke mbajtur një gotë verë ndërsa disa burra e ndjekin atë në dhomë.

Shefi i policisë së Makati, kolonel Harold Depositar tha se 23-vjeçarja kishte lëndime në duar dhe këmbë me gjurmë të spermës në pjesët e saj intime, të cilat ata pretendojnë se ishin përdhunim dhe vrasje.

Ai tha: “Vetëm tre prej tyre ishin miq të Daceras”.

“Të tjerët ishin praktikisht të huaj për të, pasi ata ishin të njohur vetëm për tre miqtë e saj”.

Sipas raporteve, Dacera u pa për herë të fundit e gjallë në 6.23 të mëngjesit më 1 janar.

Në 12:25 pasdite, recepsioni i hotelit mori një telefonatë nga një person mashkull duke kërkuar ndihmë pasi Dacera ishte pa ndjenja në vaskë.

Raporti fillestar i autopsisë për shkakun e vdekjes ishte një aneurizëm e aortës së këputur, e cila mund të jetë për shkak të një aktiviteti shumë të fuqishëm dhe ndoshta një niveli të lartë të toksicitetit të alkoolit.

Sidoqoftë, familja e Christine si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut do të kryejnë ekzaminimin e pavarur të autopsisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori