Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradicional për Vitin e Ri, kancelarja foli kryesisht vetëm për pandeminë. Në fund ajo tha edhe disa fjalë për mbrojtjen e klimës dhe nevojën për të vazhduar të sigurojë kushtet e njëjta të jetës në Gjermani. Por, tema e saj ishte koronavirusi – mbi të gjitha.
Merkel shpesh kritikohet për qëndrime tepër të ndjeshme ndaj të vdekurve. Ajo sulmoi ashpër mohuesit e virusit: fjalët e tilla nuk janë të vërteta, janë cinike dhe të tmerrshme ndaj viktimave. Merkel falënderoi mjekët, sanitaret, shoferët e autobusëve, punonjësit në pikat e karburanteve, policët, ushtarët, bashkëpunëtorët e enteve të shëndetësisë. Përmendi edhe punonjësit e kulturës që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë.
Shumë shkurt përmendi edhe temën e madhe politike gjatë kohës sa është kancelare – ardhjen e të huajve dhe refugjatët. Merkel në këtë kontekst përmendi koncernin gjerman Biontech, i cili ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit. Një firmë ku punojnë njerëz nga 60 kombe të ndryshme. Asgjë më mirë nuk dëshmon fuqinë e shumëllojshmërisë, tha Merkel. Kjo ka një jehonë të madhe.
Ata që kanë pritur që kancelarja të kërkojë falje për disa gabime serioze në përballimin e pandemisë, veçanërisht në tre muajt e fundit, me siguri që do të zhgënjehen. Kancelarja foli për mësimet e vazhdueshme gjatë vitit të kaluar – kaq. Ajo refuzoi të fajësojë kryeministrat e disa vendeve, të cilët me padurim këmbëngulën për t’i dhënë fund kufizimeve të pranverës. Ajo nuk kërkoi falje as për mosmarrëveshjet në dhjetor.
Merkel thotë se grindjet rreth renditjes së personave që duhet të vaksinohen në Gjermani janë të pakuptimta. Ajo tha një fjali tipike në fund: “Edhe unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha.” Që do të thotë – grindjet rreth renditjes së personave që duhet të vaksinohen janë të pakuptimta.
Po të mos ishte koronavirusi, kancelarja Merkel, e cila ka qenë në këtë detyrë për 15 vjet, ndoshta do të kishte shfrytëzuar këtë rast për të bërë një rikapitulim të periudhës sa ka qenë në këtë post. Por ne kushtet e tanishme kjo është e papërshtatshme. Kancelarja Merkel është përqendruar tani tek luftimi i pandemisë së koronavirusit, në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e suksesit. Nuk është ende e qartë nëse kjo do të rezultojë me sukses. Merkel e di këtë. Kështu që nuk është koha për bilance. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë