Viti i kaluar po konsiderohet si gjendje lufte për qytetarët e vendit. Ai po del të jetë shumë i vështirë, si shkak i përballjes me COVID-19. Ky infeksion ua ndryshoi edhe festën, ani pse thonë se kanë qenë pranë familjeve të tyre.
Megjithatë, pritshmëritë e tyre janë shumë të mëdha. Madje, shpresat i mbajnë te ndryshimet politike, me mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Por, ka të tillë që nuk kanë pritshmëri të madhe për këtë vit.
Ramadan Sadikaj, ka ardhur nga Shqipëria për herë të parë në Prishtinë, për të festuar Vitin e Ri. Ai thotë se ky vit ka qenë me shumë sfida, ndërkohë shton se pret përparime të mëdha për Kosovën.
“Në përgjithësi ka qenë vit me pasoja, me pritshmëri jo të duhura për shkak të sëmundjeve, edhe tërmetin që e kemi përjetuar në Shqipëri. Megjithatë shyqyr që jemi shëndosh dhe lutem për një vit më të mbarë… Jemi për herë të parë në Prishtinë me familje… Prej këtij viti të ri nga Kosova presim të njifet në OKB, marrëveshjen reciproke me Serbinë, na intereson edhe neve edhe juve, dhe një ekonomi për shqiptarët kudo që janë, në të gjitha viset shqiptare”, thotë ai.
Ndërsa, Ramadan Brahimi i cili jeton në Kosovë, thotë se festa këtë vit ishte e mirë, por që brenda të mëdha u la përballja me COVID-19.
“Nuk është keq diçka, por jo si viteve të tjera jo. Ka qenë vit i vështirë, po shihet në tërë globin, kështu që të presim të ardhmen diçka më të mirë. Ndoshta po shpëtojmë nga virusi… Gjatë këtij viti presim shumë sene, për shkak se nuk kemi mujt gjatë vitit të kaluar me realizuar… Papunësi e madhe, nuk po di çka me thënë përpara, të gjitha. Lutem që ju të rinjtë pritni diçka më të mirë, përndryshe po shihet”, thekson ai, për KP.
E Fadil Mehmeti e quan “luftë psikologjike”, vitin që shkoi. Madje, thotë se nuk pret shumë nga ky vit.
“Bukur shumë, në familje si çdoherë. Mirë ka qenë edhe këtë vit festa si festë po mendoj, por viti që shkoj nuk ka qenë mirë. Ka qenë një luftë psikologjike, luftë mos të them speciale ka qenë kjo. Falë Zotit ne që kemi mbet, mirë kemi shpëtua, ata që kanë vdek, kanë vdek. Po shpresojmë këtë vit dashtë Zoti me u hjek sa më shpejt edhe lirohet krejt bota prej kësaj lufte psikologjike që e kemi edhe në kry…Presim tash edhe disa ndryshime politike me u bo, që po jepen shumë premtime, e punë shumë pak, premtime sa të duash. Shohim, nuk presim edhe shumë”, shton ai.
Bekim Hyski, ka ardhur për pushime në Kosovë, thotë se gjithmonë është me mendje në vendlindje, prandaj shpreson që viti 2021 të sjell ndryshime për vendin.
“Unë jetoj jashtë që 22 vite, kësaj here ka qenë pak më vështirë për shkak edhe situatës, shpresoj që vitin tjetër dalim më mirë se sa këtë vit… Unë jetoj jashtë, jetoj në Gjermani që shumë vite, por zemrën e kemi në Kosovë edhe ne që jemi jashtë. Shpresoj që qeveria e re që do të vjen, pavarësisht cila, duhet të bëjë për rininë më shumë”, shton ai. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKUK: Përkundër reshjeve të shiut s’ka dëmtime të aparaturave mjekësore
Kostadinovski raporton në polici kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Gjendja alarmante në garazhet e një kompleksi banesor në Fushë Kosovë pas të reshurave të fundit
Biografia e Hristijan Mickoskit, kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?
Vdes albanologu Mehmet Rukiqi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë
Reagon federata e Hunagrisë për gjendjen e Barnabas Varga
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti
Dalin pamjet kur lojtari i Hungarisë u dërgua me urgjencë në spital