Njëzet persona u vranë në përmbysjen e një autobusi pasagjerësh në Algjeri, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve APS.
Aksidenti, i cili ndodhi të enjten në provincën jugore të Tamanrasset, plagosi 11 vetë, tha agjencia në një raport, duke cituar shërbimin e mbrojtjes civile.
Shumica e viktimave janë të kombësive të ndryshme afrikane, raporton APS, pa dhënë detaje të tjera, raportojnë mediat e huaja.
Një shtetas algjerian ishte mes të vdekurve, raportoi portali algjerian i lajmeve Elkhabar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
Tamanrasset, e vendosur jo shumë larg kufijve me Mali dhe Niger, konsiderohet si një pikë tranziti për migrantët afrikanë që duan të shkojnë në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251