LAJMI I FUNDIT:

Vaksina dhe uji e bënë këtë njeri “personin më të pasur të Azisë”

Vaksina dhe uji e bënë këtë njeri “personin më të pasur të Azisë”

Azia ka një person të ri, si më i pasuri në kontinent, falë firmës së tij të vaksinave dhe kompanisë së ujit në shishe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Zhong Shanshan, njeriun që ka parë pasurinë e tij të rritet për 7 miliardë dollarë këtë vit, duke e ndihmuar atë të kapërcejë Mukesh Ambani të Indisë dhe Jack Ma të Kinës.


Ai tani vlen 77.8 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 11-të më të pasur në botë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

I njohur edhe si “ujku i vetmuar” karriera e Z. Zhong ka përfshirë gazetarinë, kultivimin e kërpudhave dhe kujdesin shëndetësor.

Zhong mori prodhuesin publik të vaksinave Beijing Wantai Biological në prill. Tre muaj më vonë ai bëri të njëjtën gjë me Nongfu Spring, kompania e tij e ujit në shishe.

Kjo rritje dramatike e ka shtyrë z. Zhong në vendin e parë në Azi dhe është një nga akumulimet më të shpejta të pasurisë në histori, sipas Bloomberg.

Ndryshe, shumë nga individët më të pasur të botës kanë parë pasuritë e tyre të rriten me shpejtësi gjatë pandemisë duke përfshirë themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Në Indi, Ambani pa që pasuria e tij të rritej për 18.3 miliardë dollarë në 76.9 miliardë dollarë ndërsa arriti marrëveshje për të transformuar konglomeratin e tij Reliance Industries në një titan të teknologjisë dhe tregtisë elektronike.

Sidoqoftë, Jack Ma ka parë pasurinë e tij të bjerë nga një shumë prej 61.7 miliardë dollarë në tetor në 51.2 miliardë dollarë – ndërsa perandoria e tij Alibaba përballet me një vëzhgim të shtuar nga rregullatorët kinezë.

Shumica e miliarderëve të rinj të Kinës vijnë nga industria e teknologjisë. Por tensionet në rritje midis Kinës dhe SHBA rreth Huawei, TikTok dhe WeChat gjithashtu kanë ulur vlerësimet e stoqeve të teknologjisë kineze. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori