LAJMI I FUNDIT:

Italia kërkon inxhinier për të ndërtuar dyshemenë e re të Koloseumit

Italia kërkon inxhinier për të ndërtuar dyshemenë e re të Koloseumit
Foto: GettyImages

Qeveria e Italisë po kërkon oferta nga inxhinierët për të rindërtuar dyshemenë e Koloseut në Romë dhe për ta kthyer atë në lavdinë e tij të dikurshme.

Projekti do të ketë një buxhet të përgjithshëm prej 18.5 milionë euro dhe puna pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Kati i ri pritet të shfaqë dyer kurthi dhe ashensorë të fshehur.


“Rindërtimi… është një ide e shkëlqyer që ka shkuar në të gjithë botën”, tha ministri i Kulturës, Dario Franceschini, në një deklaratë, shkruan BBC.

“Do të jetë një ndërhyrje e madhe teknologjike që do t’u ofrojë vizitorëve mundësinë që, jo vetëm të shohin dhomat nëntokësore, por gjithashtu të vlerësojnë bukurinë e Koloseut ndërsa qëndrojnë në qendër të arenës”, shtoi ai.

Ministria e Kulturës tha se dyshemeja e ridizajnuar dhe çdo dyer kurthi ose përbërës mekanikë, duhet të jenë në gjendje të mbyllen shpejt në mënyrë që të mbrojnë hapësirat nëntokësore nga shiu. Një kat i ri do të “lejonte publikun të kuptonte plotësisht përdorimin dhe funksionimin e kësaj ikone të botës antike”, thuhet më tej në deklaratë.

Ministria tha që ngjarje kulturore, të tilla si koncerte dhe teatro, mund të mbahen potencialisht në Koloseum pasi të jetë instaluar dyshemeja.

I ndërtuar 2,000 vjet më parë, Koloseu ishte amfiteatri më i madh i ndërtuar në Perandorinë Romake, dhe organizoi luftime gladiatorësh dhe argëtime të tjera publike.

Mbetet një nga monumentet më të famshme të Italisë dhe rreth 7.6 milion njerëz vizituan vendin në 2019.

Propozimet për të rindërtuar dyshemenë e Koloseumit duhet të paraqiten deri në 1 Shkurt dhe projekti pritet të përfundojë deri në 2023. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Kalo në kategori