LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: “Sputnik V” na është ofruar në fazën e tretë të provave klinike, ajo do të mbërrijë përmes KOVAKS-it

Filipçe: “Sputnik V” na është ofruar në fazën e tretë të provave klinike, ajo do të mbërrijë përmes KOVAKS-it

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve informoi se disa muaj më parë ai mori ofertë nga ambasadori rus në vendin tonë Sergej Bazdnikin për vaksinën ruse “Sputnik V”, por atëherë ishte në fazën e tretë të provave klinike, ndërsa procesi, i cili e garanton sigurinë e saj, nuk ishte përfunduar plotësisht.

“Muajt ​​e fundit, ai proces ka përfunduar dhe hyn në një nga pjesët e mekanizmit KOVAKS. Jo i aprovuar plotësisht. Sidoqoftë, është e qartë se “Sputnik V″ rus do të arrijë në grupin zyrtar të të gjithë prodhuesve përmes KOVAKS. Pra, ne do të jemi në gjendje ta marrim edhe këtë vaksinë me vendim të OBSH-së dhe Aleancës Gavi”, deklaroi Filipçe.

Ministri theksoi se nuk kishte asnjë mundësi për ta marrë vaksinën ruse në momentin kur na u ofrua për herë të parë, sepse procesi i provës klinike nuk ishte përfunduar.


Ai informoi se me kryeministrin, Zoran Zaev sot arritën të nënshkruajnë marrëveshje me kompaninë “Pfizer”, ndërsa vaksinat e para duhet të mbërrijnë në shkurt.

“Kjo është e vetmja vaksinë që është aprovuar nga dy komisionet rregullatore të SHBA-së dhe Evropës, FDA dhe EMA. Vaksina është e vetmja që i ka kaluar të gjithë mekanizmat kontrolluese shumë të rreptë të këtyre organeve administrative, tha Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori