LAJMI I FUNDIT:

Gjoba për 184 shoferë në Shkup, shkelën rregullat e komunikacionit

Gjoba për 184 shoferë në Shkup, shkelën rregullat e komunikacionit

Në territorin e qytetit të Shkupit, 184 shoferë janë dënuar gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit.

Pa patent shoferi, siç informojnë nga MPB-ja, janë sanksionuar 11 persona, ndërsa 11 sanksione janë shqiptuar për automjete teknikisht jo të rregullta dhe jo të regjistruara, 11 për tejkalim jo të rregullt, 16 për shfrytëzimin e celulalarit dhe pesë sanksione për kalim në dritë të kuqe.

Janë shqiptuar edhe 55 masa për parkim të parregullt, ndërsa 44 automjete janë marrë me “karrotrec”.