Melinda Ademi, tashmë është autore e shumë hiteve në skenën e muzikës shqiptare, ndërsa kur ishte 16 vjeçare e kishte provuar veten në spektaklin e famshëm amerikan për talentë, ‘American Idol’.
Me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, familja e Melindës ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur kishte nisur persekutimi i shqiptarëve që nga shpërbërja e Jugosllavisë që pati për pasojë Luftën e Kosovës.
Ajo u paraqit në spektaklin për talentë ‘American Idol’ në vitin 2011, ku ishte zgjedhur si pjesëmarrëse, por pa arritur një pozitë të mirë. Këngëtarja u rikthye në garën e njëjtë pas dy vitesh duke arritur deri në gjysmëfinale.
“Gjatë gjithë jetës e kam dashur muzikën. Kur isha 16 vjeçare shkova në ‘American Idol’, nuk fitova dhe shkova sërish pas dy vitesh dhe arrita në gjysmëfinale. Nuk e fitova çmimin, por nuk hoqa dorë. U ktheva në vendlindjen time që ta bëja muzikën, të cilën e ndjej”, kishte deklaruar më vonë reperja lidhur me pasionin e saj për muzikën dhe pjesëmarrjen në atë spektakël.
E gjendur përballë emrave gjigantë të muzikës botërore, reperja shqiptare ia doli t’i mahnitë të gjithë me talentin e saj. Frontmeni i bendit legjendar “Aerosmith”, Steven Tyler, ishte njëri prej anëtarëve të jurisë, përballë të cilëve u paraqit në fillim Melinda që përbëhej edhe nga muzikanti Randy Jackson dhe diva Jennifer Lopez.
“Më pëlqeu, je shumë e bukur, e interpretove mirë. Këndimi yt ishte i ëmbël, i drejtë dhe i bukur, unë them po”, ishin fjalët e rokerit drejtuar 16-vjeçares së atëhershme.
“Mendoj se ke potencial, unë do të them ‘po’”, ishte pohimi i Randy Jackson.
“Tash je këtu, mund ta jetosh ëndrrën amerikane”, theksoi Jennifer Lopez.
Megjithatë, në tentativën e saj të parë, ajo u mjaftua duke u zgjedhur vetëm si pjesëmarrëse, pasi që nuk pati ndonjë pozitë të mirë në vijim.
Dy vite më vonë (në vitin 2013), Melinda u rikthye në ‘American Idol’ për të rrugëtuar deri në gjysmëfinale. Kësaj radhe, ajo u gjend përpara një paneli të përberë nga Nicki Minaj, Randy Jackson, Keith Urban e Mariah Carey.
Një nga çastet që spikatën ishte interpretimi i këngës së Jessie J, “Price Tag”, që krahas duartrokitjeve të emrave të mëdhenj të muzikës botërore, Nicki Minaj u ngrit në këmbë për ta vlerësuar këngëtaren shqiptare.
Ndërkaq, këngëtari australian, Keith Urban, i cili është bashkëshorti i aktores së famshme, Nicole Kidman, këndonte gjatë gjithë kohës bashkë me Melindën, ndërsa në fund të performancës së saj ia tha të gjitha fjalët e bukura duke shpresuar që do të kishte sukses të madh më tutje.
Më vonë, artistja hyri në tregun muzikor shqiptar, ndërsa përvojën e saj në këtë spektakël e ka përfshirë edhe në vargjet e këngëve të saj.
“Më pëlqen tregu muzikor shqiptar sepse të jep liri dhe mundësi të bësh muzikën ashtu siç ti dëshiron”, kishte deklaruar Melinda në një intervistë të mëhershme për Telegrafin.
“Në Amerikë e kam përgatitur në maksimum talentin tim si në performancë, në këndim, lëvizje, dhe procesin për të krijuar një këngë. E kam krijuar idenë për këngën ‘Lulija’ dhe kam pasur dëshirë ta shpërndaj me gjithë shqiptarët kudo që janë.
“Pas këtij suksesi kam vendosur të vazhdoj të krijoj këngë në gjuhën shqipe. Në muzikë nuk ka limit, dhe pse jo një ditë të krijoj edhe këngë botërore”, ka shtuar reperja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit