LAJMI I FUNDIT:

Senzacioni i vitit – Melinda Ademi: Në 2019 jam përkushtuar tërësisht në karrierë, këtë vit do ketë shumë surpriza

Senzacioni i vitit – Melinda Ademi: Në 2019 jam përkushtuar tërësisht në karrierë, këtë vit do ketë shumë surpriza
Melinda Ademi (Foto: Instagram)

E kthyer nga Amerika për t’i dhënë një kthesë tjetër muzikës rap në Kosovë, është kjo Melinda Ademi, këngëtarja e cila tash e dy vite ka pushtuar skenën shqiptare dhe jo vetëm.

Ajo kryesoi titujt e faqeve rozë, duke qenë kështu në vëmendje të të gjithëve për çdo lëvizje dhe performancë të sajën.


Përbrenda një viti, këngëtarja Ademi publikoi plot pesë projekte muzikore, të cilat u mirëpritën dhe u shndërruan në hite të mëdha, gjë që bëri të cilësohet si ndër artistet më të veçanta të estradës.

Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Melinda vjen në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, për të rrëfyer vitin 2019-të në tërësi, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Ajo flet për projektet e viti të kaluar, koncertet e shumta që ka mbajtur anembanë trojeve shqiptare, si dhe për tregun tonë muzikor.

Ndër të tjerash, bukuroshja në vitin 2019 ka punuar mjaft shumë dhe ka qenë më e fokusuar në karrierë, ndërsa zbulon se në vitin 2020 do ketë shumë surpriza për publikun…

View this post on Instagram

Mshele mo gojen ose po ta kepi 🤐🤪

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on Dec 23, 2019 at 9:49am PST

Keni publikuar plot pesë këngë të reja përgjatë vitit 2019. Na trego pak më shumë si ka qenë ky vit për ju?

Viti 2019 ka qenë një vit ku jam përkushtuar në maksimum për karrierën time, kam pasur momente shumë të mira dhe jam krenare me veten time për çfarë kam bërë dhe çka kam arritur këtë vit.

“Karma” mbetet kënga juaj e fundit e vitit që e lamë pas, si u prit nga fansat dhe cilin prej këtyre pesë projekteve e keni më përzemër?

Po, “Karma” ka qenë projekti im i fundit për këtë vit dhe jam shumë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge. Për herë të parë e kam performuar Karmën në Ferizaj Coco Club, dhe ka qenë një ndjenjë fantastike kur shihja fansat duke kënduar bashkë me mu.

Duke qenë se këtë kohë lansuat vetëm këngë solo, cila është arsyeja që ju nuk bashkëpunoni me ndonjë këngëtar/e?

Fillimisht kam pasur dëshirë të krijojë imazhin tim me këngë solo e jo të jem prapa një artisti tjetër. Këtë vit do ketë shumë surpriza.

Kur jemi te artistët tanë, si është raporti juaj me kolegët, ke ndonjë me të cilin/ën nuk ruan marrëdhënie të mira?

Frikësohen pak prej meje, por mirë është.

Gjatë kohës kur shkruani një tekst dhe për një moment ju kanë humbur fjalët, çka ju inspiron për të vazhduar sërish?

Preferoj të bëj një pushim dhe më pas të vazhdoj tekstin një ditë tjetër.

Meqë ky tashmë është viti i dytë i juaji në skenën shqiptare, çfarë vlerëson dhe çfarë nuk të pëlqeu në këtë treg muzikor?

Më pëlqen tregu muzikor shqiptar sepse të jep liri dhe mundësi të bësh muzikën ashtu siç ti dëshiron.

View this post on Instagram

ISSSSS MAAAAA BIRTHDAYYYYYY 😋💕

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on Nov 19, 2019 at 1:19pm PST

Ju nisët karrierën në Amerikë dhe u kthyet në Kosovë, përse kjo përzgjedhje? A do e shohim Melindën edhe në mesin e yjeve botërore?

Realisht karrierën si reperk dhe këngëtare profesionale e kam nisur në Kosovë, në Amerikë e kam përgatitur në maksimum talentintim si në performancë, në këndim, lëvizje, dhe procesin për të krijuar një këngë. E kam krijuar idëne për këngën “Lulija” dhe kam pasur dëshirë me shpërda me gjithë shqiptarët kudo që janë. Pas këtij suksesi kam vendosur të vazhdojë me kriju këngë në gjuhën shqipe. Në muzikë nuk ka limit, dhe pse jo një ditë të krijoj edhe këngë botërore.

Njëkohësisht, keni qenë e angazhuar edhe në koncerte të ndryshme, ke ndonjë moment të veçantë që dëshiron ta ndash me publikun?

Çdo koncert është i veçantë për mua sepse përballem direkt me fansat e mi dhe kjo gjë më bën shumë të lumtur.

Ju jeni mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, teksa shpesh përflitet edhe dukja e juaj. A ju bezdis kjo gjë dhe a mendoni se pamja fizike luan rol të madh për një këngëtare?

Jo nuk më bezdis aspak kjo gjë sepse njerëzit gjithmonë flasin. Çdo artist e ka stilin e vet dhe të gjithë kujdesin për imazhin e tyre.

View this post on Instagram

we only got one life, live it guuuud

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on Sep 22, 2019 at 8:03am PDT

Jashtë aktiviteteve në muzikë, si është një ditë e zakonshme e Melindës, çfarë bën gjatë kohës së lirë?

Një ditë normale, preferoj të pushoj në qetësi dhe kohën tjetër e kaloj me shoqëri.

Çfarë ju motivon më së shumti në jetë? Cila është thënia e juaj e preferuar?

Mas shumti në jetë më motivon muzika dhe thënia ime e preferuar është KARMA.

Melinda, ju falënderoj që ishe pjesë e kësaj interviste. Mesazhi i juaj për lexuesit e Telegrafit?

Qëndroni me Telegrafin, një portal shumë i besueshëm dhe shumë i saktë në informata. Urime festat e fundvitit stafit dhe të gjithë lexuesve të Telegrafit. /Telegrafi/

Melinda – Senzacioni i vitit 2019 (Foto: Instagram)

Në trend

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Kalo në kategori