Është realizuar së fundmi një Qendër e re Logjistike në periferi të Prishtinës, një investim që prek vlerën e 5 milionë eurove, ku një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë, do të shërbejë si qendra e re logjistike e kompanive Jumbo, Neptun, dhe Elektroservis, si dhe për në zyrat e këtyre dy të fundit.
“Një qendër logjistike me një sistem menaxhimi efektiv të inventarit ka ndikim dhe në vendimin e blerjeve, duke ofruar të dhëna të sakta për hapësirën e disponueshme dhe mundësinë e magazinimit të stokut. Prandaj, ndërtimi i kësaj qendre logjistike, me këtë lloj infrastrukture, ku monitorimi i procesit të punës është më i lehtë, rrit sigurinë e investimit të bërë. Ndërkaq, referuar mjediseve të reja të punës, e konsideroj si një investim në efikasitetin e punës së përditshme dhe motivimin e stafit, pasi një ambient i këndshëm sjell çdo herë rendiment më të lartë” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Neptun Kosovës, Faruk Ademi, për investimin më të fundit të Grupit Balfin.
Ndërtimi i kësaj qendre logjistike me një infrastrukturë me standarde të larta, ka optimizuar sistemin e punës duke rritur kështu efikasitetin e menaxhimit të zinxhirit të dërgesave, krijimin e kushteve më të mira të punës gjatë procesit të ngarkim-shkarkimit, ambiente më të përshtatshme për punonjësit, qasje dhe monitorim më i lehtë i stokut.
Në qendrën logjistike, administratën e saj dhe kompanitë që e përbëjnë, pritet që gjatë vitit të ardhshëm të punësohen rreth 100 punonjës të rinj. Ndërkohë që Grupi Balfin ka të punësuar 1310 punonjës në të gjitha kompanitë e tij në Kosovë.
Grupi nuk është i pranishëm vetëm në sektorin e ri-shitjes së autorizuar me pakicë të produkteve elektro-shtëpiake, pasi prej disa vitesh administron edhe një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë, Newco Ferronikelin, i cili është padyshim edhe kompania më e madhe eksportuese në vend. Me këtë industri lidhen edhe 2 mijë vende punë indirekte, përveç të punësuarve të vetë fabrikës.
Në kuadër të fokusit të ri të Grupit, i cili po e shton gjithnjë e më tepër vëmendjen në investimet në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, pasi është mjaft i konsoliduar në tregun shqiptar, duhet parë dhe investimi më i fundit në Kosovë, dhe ai i pak muajve më parë në Maqedoninë e Veriut, ku u lëvrua kredia më e madhe në historinë bankare të këtij shteti, për ndërtimin e qendrës tregtare që do të ndodhet brenda kompleksit më të ri dhe modern që po ndërtohet nga Balfin në zemër të Shkupit, Skopje East Gate dhe që pritet t’i çelë dyert brenda 2021-shit.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë