LAJMI I FUNDIT:

Provoni diçka ndryshe: Këtë lloj kaktusi e kultivojnë njerëzit me shije të veçantë

Provoni diçka ndryshe: Këtë lloj kaktusi e kultivojnë njerëzit me shije të veçantë

Edhe zyrtarisht kjo është lulja më e pazakontë e dhomës

Bukuria qëndron në syrin e vëzhguesit, ndërkaq adhuruesit e kaktuseve pothuajse kanë ndjenjë të stërholluar për estetikë

Lloji i kaktusi gymnocalycium është i posaçëm dhe i kultivojnë njerëzit me shije të veçantë.


Pikërisht te ky grup gjendet njëri ndër kaktuset më të ‘shëmtuar’, nëse për ta vlejnë epitetet e tilla.

Jo të gjithë koleksionistët e kaktusit janë njëlloj. Kështu që disa pëlqejnë kaktuset piake rriten bukur dhe në mënyrë të barabartë. Të tjerët, megjithatë, besojnë se suksesi është nëse kaktusi i tyre rritet ngadalë dhe përpiqen ta mbajnë atë në të njëjtën formë për aq kohë sa të jetë e mundur, dhe kjo nuk është e lehtë.

View this post on Instagram

A post shared by Cactus (@prick.lycactus)

Ndër kaktuset “gimno” nuk kanë të gjithë dukje modeste, mirëpo kultivohen të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Në të vërtetë, ujiten rrallë, verës një herë në javë, ndërkaq dimrit një herë në muaj.

Ata kur rriten shumë i kalojnë në vazo më të madhe dhe u shtohet dhé i lig, sepse nuk bën të rriten shpejt.

Kaktuset që kanë dy ngjyra dhe nuk janë shartuar është çështje e pronarëve të tyre.

Pikërisht, kaktuset ndryshojnë ngjyrën kur ekspozohen ndaj stresit. /Telegrafi/