LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: LDK është e fortë, e pamposhtur, prapë do të qeverisim

Abrashi: LDK është e fortë, e pamposhtur, prapë do të qeverisim
Arban Abrashi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

 LDK ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve.

Lidhur me këtë takim është deklaruar sekretari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.


Abrashi tha se në këtë takim janë dakorduar për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës.

“Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve. U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje”, tha Abrashi.

Ai gjithashtu theksoi se LDK është e fortë dhe se prapë do të qeverisin.

“LDK është e fortë, edhe prap kena me qeverisë! Vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur”, ka shkruar Abrashi.