Instituti GAP sot publikoi raportin “Projektbuxheti 2021: favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investime kapitale”.
Qëllimi i këtij raporti është që të analizojë shpërndarjen e investimeve kapitale të ministrive në komuna në mënyrë që të shihet nëse ka pasur favorizim apo diskriminim për komuna në baza partiake. Në projektbuxhet nuk jepen shpjegime lidhur me kriteret për ndarjen e investimeve kapitale të nivelit qendror në komuna.
Investimet kapitale të ministrive në komuna sipas Projektbuxhetit 2021 janë paraparë të jenë mbi 93 milionë euro dhe të shpërndahen në 33 komuna. Tri ministritë me më shumë buxhet të ndarë për investime kapitale në komuna në vitin 2021 do të jenë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndërsa investimet e Ministrisë së Shëndetësisë në komuna pritet të bien për 92% në krahasim me 2020. Komunat që do të përfitojnë më shumë nga buxheti i ministrive për investimet kapitale gjatë vitit 2021 janë Komuna e Gjakovës, Prishtinës, Deçanit dhe Mitrovicës.
Sikurse viteve të kaluara, shumica dërrmuese e projekteve kapitale qendrore janë vazhdim apo obligim nga vitet e kaluara, duke lënë pak hapësirë për projekte të reja.Nga rreth 9 milionë euro projekte të reja, më shumë se gjysma e tyre (55%) do të ndahen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Komunat të cilat do të përfitojnë më shumë nga investimet e reja kapitale në vitin 2021 janë Komuna e Gjakovës, Mitrovicës, Klinës dhe Deçanit. Komunat e qeverisura nga AAK do të përfitojnë 60 % të investimeve të reja, komunat e qeverisura nga LDK me 19%, komunat e qeverisuara nga VV me 12% dhe të tjera.
Sa i përket përqindjes së investimeve krahas popullsisë, komunat e qeverisura nga LDK janë diskriminuar kurse komunat të cilat menaxhohen nga AAK janë favorizuar. Ndërsa, në komunat e qeverisura nga subjektet tjera politike nuk vërehet diskriminim i madh pozitiv apo negativ.
Raportin e plotë dhe infografikat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës