LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Për postin e presidentit kërkohet kompromis nga të gjitha partitë

Mustafa: Për postin e presidentit kërkohet kompromis nga të gjitha partitë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se fokusi kryesor kësaj partie është dialogu në politikë.

Për presidentin Mustafa tha se ai duhet që të përfaqësojë spektrin e gjerë politik  dhe kërkesat e qytetarëve.


Sipas tij, për të zgjedhur të parin e vendit kërkohet dialog dhe kompromis nga të gjitha partitë.

“Sa i përket çështjes së presidentit është evidente që duhet pasur një diskutim të gjerë të spektrit politik për zgjidhje të presidentit kjo është e thënë edhe në Kushtetutë”, tha Mustafa për Ekonomia Online.

“Pra është kusht kushtetues që duhet pasur të paktën 80 deputet atë ditë në sallë për të votuar një president që përfaqëson spektrin e gjerë politik, por edhe të ideve dhe kërkesave të qytetarëve duke shkuar përtej partive politike”.

“Pra kjo kërkon dialog dhe kompromis nga të gjitha partitë politike pavarësisht mendimeve dhe qëndrimeve individuale që mund të kemi. Pra kjo nuk varet nga qëndrimet e partive politike është rregull kushtetuese”.

Mustafa theksoi se presidenti i vendit duhet të jetë sipas normave kushtetuese, duke pasur përkrahjen e 80 deputetëve në Kuvend.

“Do të duhej të ishte një president ashtu siç e cakton edhe Kushtetua, i cili mund ta ketë përkrahjen e 80 deputetëve. Pra një president sipas normave kushtetuese”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori