Poezi nga: Yevgeny Yevtushenko
Përktheu: Roland Gjoza
Mirupafshim famë! Jepjani një tjetri atë qoshk të lakmuar
S’më duhet!
Jam gati ta ndërroj atë vend në xhipin e presidentit
Me një plis të ngrohtë në ndonjë hendek të gjelbër
Ku mund të shkoj i heshtur dhe të fle
Dhe frika do më linte me një lehtësim të çuditshëm
Dhe krenaria dhe zymtia prej të lavdishmi, që buçasin
Do të shurdhonin veshët prej gjembash të gjembaçit
Ndërsa përpiqesha për një vend më të përshtatshëm në bar.
Pastaj do të zgjohesha me mjekër të parruar
Midis kacabujve dhe insekteve të panumërt
Oh, ç’mrekulli e panjohur!
Dikush bën një hap vallëzues prej cigani
Ndërsa lart rendin të kapen pas pushtetit
Me thonj e me dhëmbë për të arritur majën e suksesit
Por, asgjë s’do të më tundonte më si në kohërat më të bukura
Atje ku rri shtrirë në fundin më të fundit
Duke shtrënguar në gjoks një qen mangi
Kredhur në pluhur, në shtratin tim pa pupla
Në pluhurin miqësor duke bërë dialog
Me nivelet më të larta të botës.
Ndërsa shoh kofshët e zhveshura të një vajze
Që shket pafajësish
Midis fijeve të zbehta të kashtës që tundet
Dhe zbret nga një karro midis meje dhe qiellit.
Në një stol dikush flak në rrugë
Një paketë cigaresh të shtypur, bosh
Nga etiketa e saj me trishtim do më qeshë
Goja e shtrembëruar e Bllokut
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron