LAJMI I FUNDIT:

Kisha Katolike në Shqipëri kundër orës policore

Kisha Katolike në Shqipëri kundër orës policore

Arqipeshkvi i Kishës Katolike Imzot George Frendo e konsideron një vendim të nxituar zgjerimin e orës policore prej orës 20:30 që hyn në fuqi më 24 Dhjetor. Në një letër drejtuar kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Imzot Frendo shkruan së ndryshimi i papritur i orarit që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes është diskriminues ndaj komunitetit katolik.

“Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20:00.”

Në letrën drejtuar Zv/Ministres Rakacolli, Imzot George Frendo shkruan se Kisha kishte marrë të gjitha masat për meshën.


“Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 Dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22:00”.

Frendo thotë se vendimi nuk u konsultua me ta. Të hënën, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 20:30 deri në 6 të mëngjesit, si dhe mbylljen aktiviteteve tregtare e bar restoranteve, si masë për të shmangur përhapjen e virusit të SarsCov-2./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori