LAJMI I FUNDIT:

FSSHK kërkon të votohet buxheti për vitin 2021, thonë se mos-votimi mund të sjellë pakënaqësi te punëtorët shëndetësor

FSSHK kërkon të votohet buxheti për vitin 2021, thonë se mos-votimi mund të sjellë pakënaqësi te punëtorët shëndetësor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë kërkuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të kërkojë nga partitë politike të sigurojnë vota për miratimin e buxhetin të vitit 2021, ku parashihen edhe shtesat për punëtorët shëndetësor.

Përmes një komunikate për medie, ata kanë paralajmëruar se nëse buxheti nuk votohet, atëherë mund të ketë pakënaqësi dhe reagime sociale të shumta.

“Pas njoftimit me Vendimin KO 95/20 të Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me rrethanat e reja të krijuara nga efekti juridik i këtij Vendimi, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga ana Juaj që gjatë takimit me krerët e Partive Politike ku do të bisedohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme të kërkoni nga Kryetarët që para caktimit të datës së zgjedhjeve të zotohen se Partitë Politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës do të sigurojnë votat për miratim të Buxhetit për vitin 2021,në të cilin do të parashihen edhe SHTESAT për punëtorët shëndetësor të përcaktuara me nenin 20 të Ligjit nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Ata kanë thënë se miratimi i buxhetit konsiston në stabilitet ekonomik i cili tani më shumti i duhet vendit e sidomos në kohë pandemie kur organet shtetërore janë të mobilizuara në luftimin dhe parandalimin e saj dhe e cila ka kosto financiare.

“FSSHK paralajmëron se mos votimi i buxhetit për vitin 2021 mund të sjell pakënaqësi dhe reagime sociale dhe përgjegjës për këto do të jenë vet Partitë Politike. Të nderuar Kryetar të Partive Politike, sot është momenti të tregoni pjekurinë tuaj politike, në një situatë të re në të cilën po kalon vendi, më e pakta që mund të bëni për popullin, është zotimi Juaj se do të siguroni stabilitet ekonomik”, thuhet tutje në komunikatë.

FSSHK kërkon nga deputetët që gjatë votimit të buxhetit të marrin parasysh miratimin e shtesave për punëtorët shëndetësor të përcaktuara me Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori