LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Bashkatdhetarët janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit

Tahiri: Bashkatdhetarët janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri sonte ka vizituar pikën kufitare në Merdare për të pritur diasporën shqiptare që po vjen për festat e fundvitit në Kosovë.

Ai me këtë rast ka njoftuar bashkudhëtarët tanë se janë të liruar nga pagesat e policave të sigurimit, pasi Qeveria ka vendosur për një gjë të tillë më herët, e cila do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.


“Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e policave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetarë!

Sonte vizitova pikën kufitare në Merdare për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e policave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.

Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës.

Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.

Mirë se vini në tokën tuaj!

Ndryshe, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar primën e sigurimit për polica gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, mund të shkojnë në zyrën qendrore të kësaj byroje për kthimin e mjeteve financiare.

Sipas BKS-së, kjo ka ndodhur për shkak të kohës së shkurtë që kanë pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se problemet teknike janë rregulluar. /Telegrafi/

Mirë se vini bashkatdhetar!

Sonte vizitova pikën kufitare në Merdare për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë…

Posted by Besnik Tahiri on Sunday, December 20, 2020